Të gjithë po bëjnë kështu ..!!
Kur debaton me ndonjërin dhe ai të thotë se #shumica e njerëzve bëjnë ndryshe, jo ashtu si ti që thua, atëherë ti ktheja:
Nëse hulumton togfjalëshin “shumica e njerëzve” në Kuran, do të zbulosh se menjëherë pas tij është fjalia: “nuk dinë”, “nuk janë mirënjohës”, “nuk besojnë”…
Nëse hulumton tgofjalëshin “shumica e tyre”, do të zbulosh se menjëherë pas tij është fjalia: “janë të prishur”, “janë injorantë”, “kthejnë shpinën”, “nuk logjikojnë”, “nuk dëgjojnë”…
Prandaj, ti bëhu nga ata “#pak” për të cilët Allahu tha:
“Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës”
“Nuk besuan së bashku me të përveç pak”
“Në kopshte e xhenente të kënaqësisë, shumë nga të hershmit. E më pak nga të mëvonshmit”.
Pra, jo çdoherë shumica është orientim drejt të vërtetës.
Përktheu: Hoxhë Omer Berisha