Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Studim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni Reviewed by Momizat on . Hulumtuesit: Brian A. Primack, MD, EdM, MS; Jennifer S. Silk, PhD; Christian R. DeLozier, BS; William G. Shadel, PhD; Francesca R. Dillman Carpentier, PhD; Rona Hulumtuesit: Brian A. Primack, MD, EdM, MS; Jennifer S. Silk, PhD; Christian R. DeLozier, BS; William G. Shadel, PhD; Francesca R. Dillman Carpentier, PhD; Rona Rating: 0
You Are Here: Home » Lajme nga Mjeksia » Studim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni

Studim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni

Hulumtuesit:

Brian A. Primack, MD, EdM, MS; Jennifer S. Silk, PhD; Christian R. DeLozier, BS; William G. Shadel, PhD; Francesca R. Dillman Carpentier, PhD; Ronald E. Dahl, MD; Galen E. Switzer, PhD.

Adoleshentët të cilët janë dëgjues të etur të muzikës kanë një rritje të shprehur të rrezikut për Çrregullimin e Depresionit Madhor (ÇDM), përderisa ata të cilët janë lexues të etur me sa duket kanë një rrezik shumë më të vogël për ÇDM, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Çrregullimi i depresionit madhor është një sëmundje në të cilën ndryshe nga depresioni i zakonshëm personi ndjehet I pikëlluar, i humbur, i zemëruar dhe i frustruar për një kohë më të gjatë duke ndikuar në jetën e përditshme.

Në studimin e bërë me më shumë se 100 adoleshent, hulumtuesit gjetën se adoleshentët të cilët dëgjuan muzikë më tepër, kishin mundësi 8.3 herë më shumë për ÇDM se personat të cilët janë ekspozuar më pak ndaj muzikës. Në kontrast nga ky fakt adoleshentët të cilët lexonin më shumë kishin shumë më pak mundësi për të fituar ÇDM.

,,Nuk ishte befasi fakti që ne gjetëm një lidhje ndërmjet muzikës dhe depresionit, por ishte një befasi që kjo lidhje ishte shumë e fuqishme,’’ tha për Medscape Medical News, udhëheqësi i studimit Brian A. Primack, MD , asistent professor i mjekësisë dhe pediatrisë në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë së Pitsburgh-it në Pensylvania.

Hulumtuesit theksojnë se këto zbulime nuk japin përgjigje rreth pyetjes nëse përdorimi i rritur i muzikës e rritë rrezikun  për  zhvillimin  e  ÇDM  apo  ndoshta  personat  me depresion dëgjojnë më shumë muzikë.

Është e mundshme që të jetë edhe kjo e fundit sepse personat me ÇDM zakonisht kanë mungesë të përqendrimit të nevojshëm për të lexuar apo për të kryer detyra të tjera që kërkojnë përfshirjen e aftësive të larta kognitive (të njohjes).

Ky studim është publikuar ne botimin e muajit Prill të Archives of Pediatric and Adolescent Medicine.

Indikatorë për Sëmundje Mendore?

‘’Prapë , unë mendoj përdorimi i këtyre mediave mund të shërbejë  si  indikatorë  (tregues)  i  shëndetit  mendor, veçanërisht kur një media përdoret tepër ndërsa aktivitetet tjera lihen anash.Kjo mund të jetë shenjë për prindërit dhe kliniqistët për tu kushtuar vëmëndje më të madhe fëmijëve me këto shenja. Neve na duhet çfarëdo ndihme  qoftë  për  të  diagnostifikuar  depresionin  e adoleshentëve, që është një gjendje mjaft e trishtueshme.

‘’Ekspozimi i tanishëm ndaj mediave për rininë e moshës nga 8 deri 18 vite është vlerësuar mesatarisht në më shumë se 10 orë në ditë,’’ thonë hulumtuesit,të cilët theksojnë në komunikatë se ÇDM prek  1 në 12 adoleshent.

‘’Pasiqë ekspozimi ndaj mediave tani është shumë i lartë, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të zbulojmë lidhjen që gjendet  ndërmjet  tyre  dhe  rezultatet  në  shëndet,’’  tha Dr.Primack.

Në një studim të mëparshëm të raportuar nga Medscape Medical News, Dr. Primack dhe kolegët e tij gjetën se përdorimi ekstremishtë  i  lartë  i  televizionit  nga  adoleshentët pjesëmarrës në Anketën Kombëtarë të Shëndetit Të Adoleshentëve kishte rritur në mënyrë të theksuar shanset për zhvillim të ÇDM tek të rinjtë.

Në këtë studim, ata vlerësuan të dhënat e 106 adoleshentëve (mosha mesatare, 12.7 vjeqar; 63.2% femra; 88.7 të racës së bardhë)të cilët morrën pjesë në studimin për Depresionin dhe Anksiozitetin e Fëmijëve dhe Adoleshentëve ndërmjet vitit 2003 dhe 2008. Prej këtyre, 46 u diagnostifikuan se kishin ÇDM dhe 60 u përfshinë si persona të shëndetshëm.

Të gjithë pjesëmarrësve u janë dhënë celularë vetëm me mundësi përgjigjeje dhe pjesëmarrësit kanë pranuar më shumë se 60 thirrje  për  një  periudhë  prej  8  javësh.  Gjatë  këtyre thirrjeve, adoleshentët janë pyetur se çfarë media janë për momentin duke përdorur, duke përfshirë muzikën, televizionin apo filmat, internetin, videolojrat, dhe mediet e shtypura- të cilat mund të jenë magazinat, gazetat, dhe/apo librat.

Hulumtuesit nuk kanë bërë pyetje specifike sa i përket medieve, siç janë pyetjet se çfarë lloji të muzikës janë duke dëgjuar.depression001

Lëvizje për të kuptuar të vërtetën

‘’Kjo konfirmon atë që ne që moti e kemi parë, se leximi mesa duket është faktor mbrojtës nga depresioni. Pastaj gjetja e një  lidhshmërie  kaq  të  fortë  me  muzikën  ishte  mjaft interesante, veçanërisht fakti se kishte të bëj më shume me muzikën dhe jo me përdorimin e televizionit,’’tha Kathryn R. Cullen, MD, asistent profesor në Departamentin e Psikiatrisë për Fëmije dhe Adoleshent në Universitetin e Minesotës të Shkollës Mjekësore në Mineapolis dhe Drejtor në programin Hulumtues dhe Klinik për Çrregullimet në Humorin e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, në mendimin e dhënë për Medscape Medical News.

Ajo theksoi se prindërit e adoleshentëve të cilët janë trajtuar për ÇDM shumë shpesh i thonë asaj se lloji i muzikës që fëmijët e tyre dëgjojnë është depresive dhe se ata janë të brengosur se muzika është duke e rënduar edhe më tej depresionin.

‘’Ata vijnë tek unë si Psikiatre dhe më pyesin se çka duhet të veprojnë dhe se a duhet ta luftojnë këtë gjë. Andaj është shumë mirë që ka studime që kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetje. Problemi i vetëm është se ky studim nuk hulumton llojet e muzikës. Andaj ne ende nuk e dijmë përgjigjen,’’ tha Dr. Cullen.

‘’Ky është një studim i shkurtë dhe jo një studim I plotë,prandaj ne nuk dijmë shkaktarin. Do ishte interesante të themi se muzika disi shkakton depresionin, por ne ende nuk jemi në gjendje të pohojmë këtë gjë.’’

Ajo tha se dyshimi nëse përdorimi i tepërt i çfarëdo lloji të mediave është ‘’ duke shkaktuar probleme tek fëmijët tanë sot’’ është një pyetje që mbetet për një kohë të gjatë.

‘’Si kliniçistë, ne kërkojmë një studim që thotë: ’Po, ju duhet të veproni dhe të fikni atë TV apo muzikë’ apo një studim që thotë se nuk ka shumë rëndësi, andaj lërini të dëgjojnë muzikë sepse u ndihmon atyre. Ky është lloji I informatave që do ishte i dobishëm për Prindërit,’’ tha Dr. Cullen.

‘’Mendoj se dobia e këtij studimi është se janë fituar të dhëna rreth lidhjes ndërmjet përzgjedhjes se mediave dhe depresionit  madhor.  Meqenëse  nuk  jipet  përgjigje  për shkaktarin apo llojin e muzikës, kjo me të vërtetë forcon konceptin se fëmijët me depresion dëgjojnë më shumë muzikë dhe më pak lexojnë.’’

E vërteta e qartë

Të nderuar vëllezër e motra

Koha po kalon, vallë nuk e meritojmë të ndalemi disa çaste të flasim me fjalë të buta dhe shprehje nostalgjie. Vëlla e motër ju lus që mos të bëheni koprrac ndaj këtij artikulli duke mos i ndarë pesë minuta nga koha e juaj e çmuar. E kush nuk është i gatshëm tani për lexim, le t’i shtypë (printon) këto fjalë e le ti lexoj më pas, ngase këto fjalë meritojnë kujdes të veçantë.

Vëlla e motër …

O ju që dëgjoni muzikë. Shkronjat e këtij shkrimi ju thërrasin me shpresë.

Mirë, t’ia fillojmë…

A nuk e ke vërejtur vëlla i dashur apo motër e nderuar se: Kur ka dëgjuar dikush nga ju muzikë një periudhë të gjatë trupi I tij është në dridhje dhe reaksion nga këto këngë andaj I mashtruar nga meloditë e instrumenteve nuk mund të ulet e të dëgjojë diçka nga Kur`ani duke e ditur se ai është shërues i zemrave, udhëzues i njerëzimit, libër qiellor, dritë dhe burim I mirësive për gjithë njerëzimitn. A e ke pyetur veten ndonjëherë?! Pse këngët zënë vend te ti dhe I dëgjon, a të vjen rëndë që të ulesh të dëgjosh e të meditosh mbi Kur`anin? Allahu xh.sh në Kur`anin famëlartë thotë: “Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre”. Kjo është e vërtetë. Kjo është ajo për të cilën ju thërrasim që të jemi syqelë.

Fatkeqësi është ta tradhtosh vetveten,  me të dëgjuarit e muzikës largohesh nga të përmendurit e Allahut e mungesa e përkujtimit  ta ngushton jetën.

Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Kush ia kthen shpinën Kur`anit tim do t`i japim atij jetë të ngushtë (plot halle, vështirësi të parehatshme) dhe do ta ngjallim Diitën e Kiametit të verbër.”  (Kur’an, Ta Ha : 124 ).

E vërteta e këngëve është se ato janë dhembje dhe dëshpërim.

Edhe pse duket se ka njëlloj dëfrimi por ai dëfrim është I falsifikuar nga djalli.

Atëherë dëgjoni fjalën e Allahut lidhur me Iblisin (djallin) e mallkuar: “Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) atyre, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre! Por, shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrimit”.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë:  ‘’Qëllimi në këtë ajet është për muzikën’’. Muxhahidi thotë: ‘’Për muzikën dhe fjalët e kota’’. Kurse Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Prej tradhtive të iblisit është se ai i mashtron ata që janë të dobët në dije, logjikë dhe fe, e ua rrëmben mendjen dhe i bën që ata të merren me muzikë, fishkëllima dhe duartrokitje që t`i pengojnë zemrat nga Kur`ani e t`i kthejnë nga shfrenimi dhe urrejtja, e ai është Kur`ani i iblisit, perde e sheshtë (e fortë) prej Kur`anit dhe magji e zinasë, me të cilën mëkatari ia arrin qëllimit të vet, si dhe të keqen ua zbukuron që t`u duket e mirë, kështu që Kur`ani mbetet larg tij.’’

Ky dëfrim i rrejshëm dhe ky gëzim i falsifikuar kalon shpejt, dëshpërimi zgjatë shumë dhe mëkati mbetet i regjistruar në regjistrin e veprave të këqija, sepse muzika është shpalosje e mëkatit.

Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Umetit tim i falen mëkatet, pos atyre të cilët i shpalosin mëkatet e veta”. E disa krenohen me muzikë dhe e mbajnë kokën lartë. Krenohen me mëkatin që ia kanë bërë Allahut. Dikush thotë ky është këngëtari im, kjo është këngëtarja ime.

A nuk e dinë ata se ditën e ringjalljes do të ringjallen me ata të cilët i kanë dashur në këtë botë. Disa prej tyre janë të mashtruar nga djalli duke e quajtur muzikën si art apo edukues i gjeneratave. Por nëse i dëgjon vetëm fjalët, atëherë e kupton se ajo është porosi e djallit të mallkuar që të shpie nga e keqja. Shumë është e qëlluar fjala e atij i cili e ka quajtur muzikën si magji dhe postë e zinasë.

O bijtë dhe bijat myslimane !

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta pastrojmë shpirtin: “Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten”. Muzika nuk është tjetër pos padrejtësi që ia bën shpirtit që Allahu ta ka dhuruar dhe për të cilin të ka urdhëruar ta pastrosh. Pra, liroje atë nga mëkatet dhe epshet, e mos e mashtro atë me muzikë sepse në këtë mënyrë i ke bërë padrejtësi shpirtit tënd.

Allahu  subhanehu  ue  teala,  thotë:  “Ai  nuk  i  shpëton zullumqarët”. Dhe thotë: “Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t`i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) si tallje. Për ata sigurisht është përgatitur dënim I turpshëm”.  (Kur’an, Llukman : 6).

Abdullah b. Mesudi është betuar se qëllimi në këtë ajet është muzika.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem, duke na sqaruar dhe duke na e tërheqë vërejtjen nga kjo sëmundje thotë: “Do të ketë nga  umeti  im  që  do  ta  bëjnë  hallall  marrëdhënien jashtëmartesore, mëndafshin, verën dhe instrumentet muzikore.” d.m.th. të gjitha këto janë të ndaluara por do të vijë një kohë ku dikush do t’i bën të lejuara.

Pastaj në hadithin tjetër thotë: “Pa dyshim se do të ketë njerëz nga ky ummet që do ta pinë alkoolin, të cilin do ta emërtojnë me emra tjerë. Ata do të dëfrehen edhe me muzikë dhe këngëtare. Këta njerëz do t’i lëshojë toka dhe do t’I shndërrojë Allahu në derra dhe majmuna”.  Albani thotë se ky hadith është i vërtetë.

Të mos thotë dikush se muzika e qetë është e lejuar. Apo, dikush të thotë se këngët patriotike me muzikë janë të lejuara, sepse argumentet që e ndalojnë këtë janë shumë të qarta.

Pastaj duhet ta dini se për të hollat dhe kohën që e ke harxhuar për muzikë do të jepet llogari, sepse as lodra e as shkopi i lodrës nuk do të bëjnë dobi ditën e gjykimit përpos veprës së mirë.

Pra, a je përgatitur që të takohesh me Allahun?!

Në fund…

Ai që ka vendosë të pendohet dhe të kthehet te e vërteta, meriton këtë përgëzim. Për atë që ka vendosë të heqë dorë prej muzikës dhe i pastron veshët e tij nga kjo sëmundje.

Ta dërgoj këtë përgëzim, lexo fjalën e Allahut: “Dhe ditën kur do të ndodhë kiameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit). E ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhenetit)” (Kur’an, Rum : 14-15). Fjala “të gëzuar” në këtë ajet është shprehur me fjalën “juhberun”, e cila fjalë tekstualisht d.m.th. kënaqësi dhe dëgjim. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Hyritë do të këndojnë në Xhenet. Do të thonë: Ne jemi hyri të bukura, jemi bërë gati për burrat e ndershëm”. Albani thotë se ky hadith është i vërtetë.

Dijetari i famshëm Ibn Kajimi, nga ana tjetër, i ka radhitur fjalët e Ibn Abasit në disa vargje të mrekullueshme, ku Ibn Abasi thotë:

‘’Zoti ynë dërgon erën që dridhë balluket e palëvizshme

Që shkaktojnë zëra që prekin të dëgjuarit e njeriut

Sikur tingujt e peshuar

Oj kënaqësi e dëgjimit mos u adapto me kënaqësinë e dalë nga telat dhe lahuta

për të dëmtuar dëgjimin ashtu siç zemrën e dëmtojnë të kënduarit dhe sikleti

pastroje të dëgjuarit tënd nëse dëshiron të dëgjosh zërin e tyre (hyrive)

se në zemrën e robit asnjëherë nuk bëhen bashkë dashuria e

Kur’anit me dashurinë e melodisë së këngës

Vallahi dëgjimi i tyre për zemrën dhe imanin është sikur helmi për trupin.’’

Dikush nga ju mund të pyes si të largohem prej muzikës, duke pasur parasysh që e kam bërë shprehi të dëgjoj muzikë e nuk mund të largohem lehtë? Atëherë ndjek këto këshilla – e nëse do Allahu – do të fitosh:

1.Të bëhesh i sinqertë në pendim dhe qëllime të pastra si dhe të kesh trimëri, sepse ky vendim kërkon edhe trimëri

2.T`i shkatërrosh të gjitha kasetat që i posedon

3.Nëse epshi të nxit që të dëgjosh muzikë atëherë shpejto dhe merre Librin e Kur’anit dhe lexo që ta qetësosh shpirtin, e nëse nuk mundesh  atëherë  dëgjo  ndonjë  kasetë  Kur`an  apo  ndonjë ligjëratë të inçizuar nga ndonjë hoxhë.

4.Nëse dikush tallet me ju pse nuk po dëgjoni muzikë mos iu kundërvë por thuaj: “Allahu të shpërbleftë“ apo “Allahu të udhëzoftë“, etj. sepse kjo fjalë e lë të hutuar atë, ndërsa juve ju qetëson.

5.E nëse dikush nga familja juaj dëgjon muzikë u sqaro atyre në mënyrë të edukuar duke u dhuruar ndonjë libër apo kasetë qoftë Kur`an apo ligjëratë dhe ua bën me dije se dëgjimi I muzikës është I ndaluar për ta dhe ty gjithashtu të pengon, si pasoj ti e ndien veten i vetmuar dhe larg prej tyre.

Vëlla e motër!

Dijeni se, nëse jeni të sinqertë në pendim dhe ia mbyllni të gjitha shtigjet shejtanit është shumë lehtë që të largoheni nga kjo sëmundje. E mos të thotë dikush do të pendohem pas kësaj kasete, e dikush pas disa ditësh, e dikush pas disa muajsh, sepse iblisi një ditë ta bënë dy, një muaj dy, një vit dy e kështu me radhë. Sa e sa vëllezër e motra janë të pavetëdijshëm ndërsa buzët e tyre rregullisht i përsërisin këngët që i kanë dëgjuar dhe gjuhët e tyre nuk mundin ta përmendin Allahun.

Kush e lë një gjë vetëm për hirë të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë se ajo.

Vëlla e motër !

Nëse dikush nga farefisi juaj dëgjon muzikë këshillojeni atë.

E nëse këshilla nuk merr përgjigjen e duhur atëherë duhet të largoheni nga ai ambient. Dhe mos të thotë dikush më mjafton mua të pendohem e nuk ndikon tek unë rrethi. Ruajeni veten tuaj prej vendeve të ndyra dhe degjeneruese dhe shpejtoni me pendim nga momenti kur po lexoni këtë artikull dhe mos thoni “Pastaj“ sepse fjala pastaj është nga armët e shejtanit.

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top