Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Si të shpëtoni nga thonjtë e futur në mish të gishtit të këmbës Reviewed by Momizat on . Futja e thonjve të rritur të këmbës në mish është jo vetëm e bezdisshme, por ndonjëherë përkeqësohet aq shumë sa kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Kjo jo vetëm pre Futja e thonjve të rritur të këmbës në mish është jo vetëm e bezdisshme, por ndonjëherë përkeqësohet aq shumë sa kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Kjo jo vetëm pre Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » Si të shpëtoni nga thonjtë e futur në mish të gishtit të këmbës

Si të shpëtoni nga thonjtë e futur në mish të gishtit të këmbës

Futja e thonjve të rritur të këmbës në mish është jo vetëm e bezdisshme, por ndonjëherë përkeqësohet aq shumë sa kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Kjo jo vetëm prej dhimbjes së madhe por edhe sepse e bën të pamundur ecjen.

Rritja e thonjve në mish bëhet kur një thua fillon të rritet në lëkurë në formë të lakuar. Kjo lloj rritje irriton lëkurën duke shkaktuar skuqje, butësi në prekje si dhe ënjtje. Në disa raste, kjo mund të shkaktojë edhe infeksion më të madh.239

Por çfarë e shkakton rritjen e thonjve brenda lëkurës? Mund të jetë trashëguese, ndonjë lëndim i këmbës apo këpucë të papërshtatshme që ndikojnë në rritjen e thonjve brenda lëkurës.

Për ti lehtësuar gishtërinjtë tuaj zhytini këmbët tuaja në ujë të ngrohtë dhe me kripë minerale.

Përdorni pecetë pambuku për të parandaluar presionin mes gishtit dhe thoit.

Përdorni pincetë për ta kapur me delikatesë thonin dhe duke e vendosur pecetën e sterilizuar të pambuktë ndërmjet thonit dhe mishit apo lëkurës së këmbës.

Rregullisht aplikoni krem antibiotik në zonën ku duhet ta parandaloni infeksionin.

Këmbët tona mund të vijnë në kontakt me shumë mikrobe, andaj edhe mbajeni të pastër këtë zone, sidomos kur lëkura juaj është e ndjeshme dhe e lënduar. Më pas, aplikoni një fashë për ta mbajtur gishtin tuaj të sterilizuar.

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top