Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Si ta gjej lumturinë bashkëshortore? Reviewed by Momizat on . Nuk ka të lumtur përpos se atë që Allahu e lumturon. E kur Allahu dëshiron që një burrë ta bëj të lumtur me gruan e tij, dhe një grua ta bëj të lumtur me burrin Nuk ka të lumtur përpos se atë që Allahu e lumturon. E kur Allahu dëshiron që një burrë ta bëj të lumtur me gruan e tij, dhe një grua ta bëj të lumtur me burrin Rating: 0
You Are Here: Home » Mëso Islamin » Si ta gjej lumturinë bashkëshortore?

Si ta gjej lumturinë bashkëshortore?

Nuk ka të lumtur përpos se atë që Allahu e lumturon. E kur Allahu dëshiron që një burrë ta bëj të lumtur me gruan e tij, dhe një grua ta bëj të lumtur me burrin e saj, i furnizon me lutjepërpara martesës. Pra, përpara se të biejnë në përgjegjësit e jetës bashkëshortore dhe në ruajtjen e emaneteve, Ai – i madhëruar qoftë – ua hapë dyertë e duave, lutjeve dhe përgjërimeve. E më pas ata i gjen duke kërkuar nga Allahu i Madhëruar që Ai t’iu jep lumturi në jetën e tyre bashkëshortore, e t’ua përmirësoj familjen dhe atmosferën e tyre! 

Allahu i Plotëmëshirshëm e përmend në Kuranin Famëlartë Zekerijanë alejhis-selam ku thotë: “Ue eslahna lehu zeuxheh” dhe “Ne e bëmë të mirë gruan e tij”!

Pra ai i cili e ka përmirësuar gjendjen bashkëshortore të Zekerijasë alejhis-selam dhe ia ka përmirësuar edhe atij që ka qenë para Zekerijasë, s’do mend që ta përmirëson edhe ty.

Nga shkaqet më të mëdha të lumturisë bashkëshortore është – lutjet e shumta!

E dytanijeti i mirë në martesë. Të mos martohet njeriu për të ngopur epshin e tij nëpërmjet martesës. Por, të martohet për atë që duhet të martohet – e ajo është të mbrojturit veten – nefsin nga harami – nga veprat e ndaluara sheriatikisht! Që të largohet nga prositucionet, kurvëritë e veprat e liga, të ulë shikimin e tij, të e largoj veten e tij, nga ajo që e ka ndaluar Allahu i Lartësuar. E atëherë kur ta përmirësoj nijetin – qëllimin e brendshëm, Allahu është Ai i Cili do ta bekoj në martesën e tij, sepse kjo tanimë po llogaritet adhurim, respekt, madhërim dhe afërsi tek Allahu i Lartëmadhëruar!

Nga ato që japin lumturi në jetën bashkëshortore është edhe ndjekja e mënyrës Pejgamberike, në dashamirësin, ngrohtësin, dashurinë që ka pasur ai ndaj gruasë së tij.

E këshilloj që të shikoj, të hulumtoj në jetën bashkëshortore të Profetit alejhis-selam sepse ai ka qenë Pejgamber, njeri që e ka njohur më së miri lumturinë e dynjasë, njeri që e ka njohur më së miri natyrën e njeriut dhe natyrën e jetës. Ai nga të gjitha krijesat e Allahut ka ditur më së miri që ta bëj të lulëzuar jetën bashkëshortore të tij, ta bëj të shkëlqyer me dashuri, me fjalë të bukura e të mëdha, duke e derdhur tërë modestin dhe thjeshtësin e tij përpara gruas së tij. Ai pa dyshim se më së miri nga të gjithë njerëzit ka ditur se çka e dëmton një lidhje bashkëshortore, çka ia humbë bukurinë e shenjtërinë, dhe çka e nderon e ngrit dhe e zbukuron.

Thotë Profeti alejhis-selam “Më i miri nga ju është ai që sillet më së miri me gruan e tij, e unë sillem më së miri”!

Dëshmoi vetë me gojën e tij, se ai, – Allahu e bekoftë shpirtin e tij – është më i miri njeri që sillet më së miri me partnerin e jetës. Nuk ka ndodhur asnjëherë që ai, paqja dhe bekimet qofshin mbi të, të hyjë në shtëpin e tij, e në zemrën e tij të ketë patur diçka të keqe, të rëndë, e të ligë për familjen e tij.

Saqë edhe në mënyrën e hyrjes në shtëpi, nuk ka ndodhur që të hyjë, e të mos e fut misvakun në gojë, me qëllim që të mos i vije ndonjë erë nga goja, por t’i vije erë e mirë, sepse ai është i mirë, Allahu e bekoftë shpirtin e tij, i tillë ishte sepse të tillë e kishte bërë Zoti i vetë. Hynte në shtëpin e tij me plotë modesti e thjeshtësi, hynte e nuk e ndjente në zemrën e tij se ai është ndonjë njeri i madh, e se është Pejgamber.

Pra, kjo sjellje e tij e mëson botën se jeta bashkëshortore ka nevojë për kujdesje, ka nevojë për butësi, dashuri e seriozitet. Edhe kur e thirrte në emër gruanë e tij, e thërriste bukur: Oj Aishe!?

E, nëse ushqimi s’i ka pëlqyer, asnjëherë as që ka lëshuar ndonjë fjalë të keqe, ta ofendoj, ta qortoj, ta prek apo lëndojë në ndjenja gruanë e tij. Nëse gjente mirë, e kthente me të mirat e tij, ashtu siç dinte ai, alejhis-selam. E nëse nuk gjente mirë, bënte durim dhe përmendte Allahun.

Ai vinte te nëna e besimtarëve Aisheja r.a. dhe e pyeste se a ka ushqim?!! Ajo i thoshte: “Jo o i dërguar i Allahut, nuk ka!”

 E ai as që prekej, as që nervozoheshte, as që fillonte të shajë apo të bërtasë nëpër shtëpi, por vetëm me fytyrën e tij të bukur e të pashme thoshte: “Atëherë unë sot jam agjërues!” Paqja dhe mëshira qofshin mbi të!

E nëse ndonjëri prej njerëzve modern e pyet gruan e tij: “A ka ushqim”?! E ajo i thotë: “Jo nuk ka!” Allah… E çon dynjanë në këmbë!!!

Aisheja r.a. saherë që i vëndonte atij ushqimin apo pijen, i betohej asaj në Allahun që ti do të pish përpara meje, i betohej asaj në Allahun që ti do të hashë përpara meje. Të pij nëna e besimtarëve Aisheja r.a. përpapa Pejgamberit të dynjasë, përpara dritës së besimit e Fesë?!!!

Çfarë modestie, çfarë thjeshtësie!!

Njerëzit e mëdhenj, nuk janë bërë të mëdhenj, vetëmse me modesti e edukatë të lartë. Jo kur të hyjë burri në shtëpin e tij, e t’i shkojë ndërmend menjëherë se ai është mbi gruanë e tij, më i fortë për vetë faktin se është fitues i epitetit BURRË!

Jo, ngaqë kjo shumë keq reflekton në sjelljen e tij pastaj. Le të hyjë, pikërisht ashtu siç ka hyrë mëshira e botëve, Muhammed paqja dhe bekimet qofshin mbi të dhe le të bashkëjetojë me gruan e tij, ashtu siç bashkëjetonte Muhammedi paqja dhe bekimet qofshin mbi të!

Apo – Allahu na ruajttë – nëse ndonjëri nga besimtarët fillon që të sillet me gruan e tij, ashtu siç sillej Muhammed, [paqja dhe bekimet qofshin mbi të] i vijnë atij shejtanët nga njerëzit e xhinët e i thonë: “Nëse i bën mirë tani gruasë tënde, ajo do të dëmtoj ty në të ardhmen, e nëse je modest me te, ajo do të hyp ty mbi kokë, e nëse pikëllohesh për te, ajo do të poshtërsoj e fyejë” saqë fillon dhe t’i mbushet zemra me paragjykime e mendime të këqija, aq sa vjen deri në atë shkallë zemra e tij, që nuk mundet t’i kërkojë veprat e mira me gruan e tij.

Pastaj –Zot na ruajë – ka disa prej të tjerëve, që kur futen në shtëpitë e tyre futen, gjithmonë të mërrolur, me britma e piskama, gjithmonë futen me një shikim të egër, duke i plasur gjërat nëpër shtëpi. Ndërsa, kur të shohësh në anën tjetër, me njerëzit e tjerë është i qeshur e i buzëqeshur, ndërsa në familje!!

Jo, për të tillët ka thënë Muhammedi, paqja dhe bekimet qofshin mbi të: JO! Ata nuk janë nga të përzgjedhurit!”

Të përzgjedhurit e Ummetit janë të mirët me gratë e familjet e tyre.

Çfarë dëshirojmë ne konkretisht?! Dëshirojmë udhëzimin dhe frymën Profetike në këtë kapitull!

Tërë këtë raport ndërbashkëshortor Allahu i Madhëruar e ka përmbledhur në një ajetlove-rose-wallpaper

“..Dhe silluni mirë me gratë tuaja”!

Fjalët e bukura, buzëqeshjet nga zemra, dashuritë e sinqerta, i ngrohin ndjenjat dhe emocionet e njeriut. Njeriu, kur të kujtojë se ai është BURRI, dhe se ai duhet të jetë, ai, ai, ai, ai….. Po الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَي النِّسَاءِ  –  “…burrat janë më të fortë se gratë” por, myslimani duhet të ketë edukatë të lartë, duhet të ketë moral, cilësi me të cilët Allahu i zbukuron personalitetet e pasuesve të devotshmërisë. E më thoni, nëse nuk mund të jemi të butë, të njerëzishëm me familjet tona, me gjakun e mishin tonë, me kë do të jemi vallë?!!

E nëse shtëpitë tona nuk janë të ndërtuara e të ngritura me dashuri, edukatë e mirësjellje, atëherë ku është, ku shkoi, ku iku e ku mbeti edukata e dashuria njerëzore?!!

E kur ta shohësh gruanë tënde, mos e shiko atë me syrin kritik, me syrin se ku do të gjejsh mangësi, turpe, të këqija e të meta te ajo! Pse mos vallë e mendon veten tënde komplet pa asnjë të ligë, e të metë?! Mos vallë e mendon veten tënde pa konkurrent?!!

E kur të hyjshë në shtëpin tënde, dhe e gjenë gruanë tënde në kuzhinë duke gatuar për ty, thuaj  – xhezaekilahu kule hajrAllahu të shpërbleftë me të mira!

Pra elhamdulilah, ti e ke gjetur gruanë tënde në kuzhinë duke të përgaditur ushqimin, e sa burra i kanë gjetur gratë e tyre duke u shtyrë me ta, duke u sjellë me kokëfortësi me ta?! E nëse e ke gjetur duke ta larë rrobën ty, duke ta hekurosur, thuaj – Allahu të bekoftë – bile lavdëroje përpara syve të fëmijëve tu. Po ashtu! Lavdëroje, që edhe fëmijët e tu ta lavdërojn, ta nderojn e ta duanë atë, po edhe ty!

E, çka?! Në këtë shtëpi do të mbjellet, do të përhapet edukata, bamirësia, dashuria, mirësjellja, respekti e nderi, pra ashtu siç duhen të jenë të gjitha shtëpitë e myslimanëve!

E jo, burri ta ofendojë, ta qortojë, t’ia thotë fjalët më të këqija gruasë së tij, përpara fëmijëve! Kjo është nga të metat më të mëdha!

O vëlla, nëse e dëshiron lumturinë bashkëshortore, të duhet të investosh, të investosh me një çmim të shtrenjtë e me një sakrificë të madhe!

Thuhet se Zekerijanë alejhis-selam e ka ofenduar gruaja e tij, megjithatë ai qëndronte durimtarë. Gruaja është sprovë nga Allahu. Të sprovon Allahu, aq shumë edhe me nënçmime ndaj teje, e ti?! A do të jesh bujar e fisnik?!!

Bëj durim, nëse Allahu të ka sprovuar me një grua të rëndë, bëj durim, sepse nesër në Xhennet do të gjejsh shpërblime, të cilat nuk do t’i arrije kurrë as me namaz e as me agjërim!

Shqipëroi: Agron Islami

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top