Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Shtatë fjalë të cilat gruaja dashuron t’i dëgjojë prej teje … Reviewed by Momizat on . Gruaja është krijuar nga Allahu, qetësi, ngrohje, prehje, frymëzuese dhe fabrikë e dashurisë. Ajo sipas krijimtarisë dhe formësisë së saj, është përplotë emocio Gruaja është krijuar nga Allahu, qetësi, ngrohje, prehje, frymëzuese dhe fabrikë e dashurisë. Ajo sipas krijimtarisë dhe formësisë së saj, është përplotë emocio Rating: 0
You Are Here: Home » Mëso Islamin » Shtatë fjalë të cilat gruaja dashuron t’i dëgjojë prej teje …

Shtatë fjalë të cilat gruaja dashuron t’i dëgjojë prej teje …

Gruaja është krijuar nga Allahu, qetësi, ngrohje, prehje, frymëzuese dhe fabrikë e dashurisë. Ajo sipas krijimtarisë dhe formësisë së saj, është përplotë emocione, ndaj dhe, për të bashkëvepruar mrekullueshëm me të, pa mëdyshje që nevojiten aftësi, strategji dhe njohje të artit bashkëveprues.

Unë, lexuesi im, do t’i paraqes më poshtë, 7 fjalë, të cilat gruaja yte shprehë shumë dëshirë që t’i dëgjojë ato, natyrisht nga goja jote, fjalë, të cilat unë vetë personalisht i kam provuar dhe, do të thoja, edhe kam eksperimentuar, me shumë çifte, kryesisht të reja, dhe rezultati besomëni, ka qenë vërtetë i mahnitshëm dhe fantastik!

Shkojmë…

1. Të lavdërosh zgjuarësinë e saj, mënyrën dhe stilin e të menduarit të saj, pra dhe t’ia thuash këtë asaj në pozicione dhe situata të caktuara, në mënyrë shumë të drejpërdrejtë:“Ti, gruaja ime, je vërtetë intelegjente, madje intelegjenca dhe aftësia e intelektit tënd, mua jo rrallë herë, më ka ndihmuar, që të kapërcej problemet e pakapërcyeshme!” Dhe këto fjalë, gruaja yte do t’i kuptojë e përceptoj, sa që, do ta bëjnë atë të ketë vetëbesim, se vërtetë ajo qenka e rëndësishme në kopshtin e jetës sate, dhe këtë do ta paguajë, duke shtuar respektin ndaj teje… këtë do ta quajmë ndryshe edhe(bukuria e mendjes)!

2. Të flasësh për bukurinë e saj, veçanërisht, për bukurinë e fytyrës apo pamjes së saj, ku këtë do ta quajmë edhe ndryshe (bukuria fizike), për faktin se gruaja, kujdeset së tepërmi për dukjen e vetë, posaçërisht, këtë ajo e demonstron duke ia hedhur shpesh sytë kësaj ane, si dhe duke u interesuar se çfarë thonë njerëzit e tjerë për këtë. Atëherë pra, ti, si burrë i saj, ke mundësin, që ta bësh atë të ketë informacion rreth këtij “obsesioni” që ajo e ka, thjeshtë, duke ia lavdëruar pamjen, trupin, rrobat, aromën e parfumit, ku, këto lëvdata do ta kënaqin jashtëzakonisht veshin e saj femërorë!

Visit allwallpapersfree.blogspot.com

3. T’i shprehësh asaj interesimin dhe kujdesin tënd, për marrëdhëniet, lidhjen dhe raportin tuaj që e keni si burrë dhe grua! Kështuqë, ta bësh atë të ketë siguri, se ti, vërtetë ndihesh krenarë dhe i mburrur me të! Poashtu, edhe t’i qartësosh asaj se, shërbimet dhe ndihmat, që ajo i ka ofruar dhe shfrytëzuar për ty, të kanë bërë ty që të ndihesh shumë i lumtur, përgjithësisht, me të gjitha sakrificat e saj, qoftë ajo afërsia pranë prindërve tu, mbështetja financiare ndaj teje, pagjumësia për shkak të të ndenjurit afër fëmijëve tu, e të tjera, e të tjera, nga anëtarët e familjes së sakrificës!

4. T’i flasësh asaj për rëndësin e prezencës së personalitetit të saj, në jetën tënde, dhe, ta lajmërosh atë, duke i thënë: “Ti, gruaja ime, je shoqja më e mirë e jetës sime!” E kujtojë para dy ditësh takova një mikun tim i cili, ishte së bashku me bashkëshorten e tij, dhe pasiqë shkëmbyem përshëndetjet e ngrohta, filloi të më flet mua rreth gruas së tij, dhe rreth qëndrimeve të saj heroike, që kishte qëndruar kësisojë me të, përgjatë tërë atyre njëzet viteve të kaluar, madje miku im, u shpreh në mënyrë tejet eksplicite duke thënë: “Ah sikur ta kisha mbajtur atë gjithmonë në këtë dynja!”  Teksa gruaja e tij e dëgjojë këtë fjalë të tij, ndezi një buzëqeshje lumturie! 🙂

5. Të flasësh me të rreth disa risive që ajo i sjellë në shtëpi, duke i thënë: “O grua, mënyra se si ti e përgaditë ushqimin në kuzhinë është vërtetë mbresëlënëse dhe shumë e lezetshme, po edhe sygjerimet dhe propozimet e tua të cilat m’i drejton mua, jo rrallë herë, më pëqejnë, megjithëse unë nuk mendojë shumë për to”! Pastaj të flasësh edhe për marrëdhëniet intime, të cilat zhvillohen dhe praktikohen ndërmjet jush, duke e lavdëruar feminitetin dhe stilin e saj, pasiqë kjo do ta ngopë Egon dhe do ta lumturojë shpirtin e saj!

6. Të bësh atë ta ndjejë se ti e mbron atë, edhe nëse ajo është e aftësuar që ta mbrojë vetë veten e vetë, por prapëseprapë, gruaja ka dëshirë që ti ta mbrosh atë, të prezentosh qëndrime mbrojtëse ndaj saj përpara familjes tënde dhe familjes së saj, shokëve të tu e shoqeve të saja, ngase këto janë çaste që ajo kurrën e kurrës nuk ka për t’i harruar e hequr nga mëndja, për gjatë tërë jetës së saj, pasiqë kjo e bën që të ndiejë brenda vetes siguri dhe mbështetje kur t’i dëgjojë ato fjalë e fjali! Pasi edhe thamë më lartë, që shpirti femëror është i ndërtuar në mënyrë të atillë, që të jetë shumë i prekshëm, melankolik dhe i ndjeshëm!

7. Të jesh i butë me të dhe i afërt me ndjenjat e saj, saqë, kur të bëj vaki, e që do të bëj shpesh të flet me ty, të flet e papërcjellur dhe e pashoqëruar nga droja, paranoja, frikërat dhe pengesat të natyrës emocionale! Po edhe një gjë: Gruaja shpesh ka dëshirë që të ndjejë pjesëmarrjen tënde emocionale tek interesimet e saja!

Lexuesit e mi të ndershëm, të gjitha këto të cilat i përmenda këtu në këtë shkrimin tim, pra“7 fjalët…”  kërkohet nga ne që të kemi një metodologji apo shkollë edukuese, të cilën do t’ia mësojmë edhe fëmijëve tanë, në mënyrë që më vonë të mos del një gjeneratë e atillë, që të ndjejë kënaqësi teksa e dënon dhe e maltreton gruan, dhe që e do zhvlerësimin, neglizhimin dhe talljen me të! Po edhe diç tjetër të mos harrojmë, që, esenca e kësaj është që edhe vajzat dhe bijat tona, të edukohen mjeshtërisht, me shfaqje të dashurisë dhe zbukurimit, (përpara bashkëshortëve të tyre) bile do të thoja se edukimi i vajzës është edukim i shkollës së veçantë, e që s’do mend se ndryshon nga ai i mashkullit.

Gabimi më i madh këtu është se, djemtë tanë, janë të pajisur me një llojë edukate, me të cilën e trajtojnë gruan, sikur të jenë duke e trajtuar një mashkull, pra pa ia patur fare haberin se gruaja këtë llojë gjuhe aspak s’e njeh e as që e kupton, bile-bile, ajo prej saj edhe torturohet psikikisht!

Gruaja, përfshin gjysën e shoqërisë, e kur të lindë edhe gjysën tjetër, atëherë më ajo përfshinë shoqërinë komplete. Ndaj, më thoni se, a nuk e meritoka gruaja që të jemi tëmirësjellshëm në trajtimin e saj??!!

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

Shkruar nga: Dr. Xhasim El-Mutava’

 

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top