Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut? Reviewed by Momizat on . Bisedë me dy ekspertë të kësaj çështje për rëndësinë e të diturit të grupit të gjakut, dhe ja disa arsye se pse duhet të dini se cilit grup i takoni. Ju jep pas Bisedë me dy ekspertë të kësaj çështje për rëndësinë e të diturit të grupit të gjakut, dhe ja disa arsye se pse duhet të dini se cilit grup i takoni. Ju jep pas Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » Pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut?

Pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut?

Bisedë me dy ekspertë të kësaj çështje për rëndësinë e të diturit të grupit të gjakut, dhe ja disa arsye se pse duhet të dini se cilit grup i takoni.

Ju jep pasqyrë më të thellë për gjenetikën tuaj

Kur e dini se cilit grup të gjakut i takoni, keni ide më tepër se si reagon trupi juaj ndaj ushqimeve të caktuara, e dini se ndaj cilave sëmundje jeni e dobët, si reagoni natyrshëm ndaj stresit, si plakeni dhe shumëçka tjetër. Studimet kanë vërtetuar se njerëz me grup të caktuar të gjakut janë të prirë për sëmundje të caktuara, shembull, njerëzit më grupin O të gjakut kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, mirëpo më shumë gjasa për të zhvilluar ulçerë të stomakut. Njerëzit me grupin A të gjakut kanë më shumë rrezik ndaj infeksioneve mikrobiale dhe janë më fertilë. Një studim tjetër tregoi se grupet AB dhe B kanë më tepër gjasa të zhvillimit të kancerit në pankreas.

Ju ndihmon në përcaktimin e dietës

Antigjenët e grupit të gjakut nuk ndodhen vetëm në gjak, ata janë kudo në trup e posaçërisht në sipërfaqe që bashkëvepron me ambientin. Kjo përfshin sistemin tuaj të tretjes, që nga goja e deri tek zorrët, madje edhe vrimën e hundës si dhe mushkëritë. Pasiqë antigjenët janë kudo, ata e influencojnë trupin tuaj në reagimin ndaj disa ushqimeve, shembull, ushqimet që konsumojmë kanë lektine- proteina specifike për grupin e gjakut që lidhen me antigjenin e grupit të gjakut tuaj dhe shkaktojnë ngjizje të gjakut, me çka ndjeheni e lodhur, keni kokëdhembje, probleme me tretjen, probleme me lëkurën e tjera.1011362_155741817946230_1802508992_n

Mund të shpëtoni jetën tuaj

Një nga arsyet kryesore se pse duhet të dini grupin tuaj të gjakut është nevoja për gjak në raste emergjente. Shumica e spitaleve mund të gjejnë gjak shumë shpejtë, mirëpo nëse keni grup të rrallë të gjakut mund të ju marrë orë apo ditë të gjendet gjaku i nevojshëm. Nëse keni grup të rrallë të gjakut, mund ta ruani për përdorim të ardhshëm.

Të gjeni grupin tuaj të gjakut duhet të caktoni termin tek mjeku, të porosisni test për në shtëpi apo të dhuroni gjak( ku edhe ua tregojnë grupin e gjakut).

Mund të shpëtoni jetën e dikuj

Raste emergjente ndodhin çdo ditë, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ju nëse ju jeni me grup gjaku që është dhurues për të gjitha grupet tjera apo edhe për vetë grupin tuaj si psh. grupi O atëherë me të marrë lajmin apo me të parë kërkesën për ndihmë ju do jeni prej atyre që e dini se çfarë grupi gjaku keni dhe kështu mjafton vetëm të keni vullnetin për të ndihmuar pra dhuruar.

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top