Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Nëse nuk jipen fitrat me kohë a pranohen si fitër, apo si lëmoshë e rëndomtë? Reviewed by Momizat on . Pyetja: SELAM ALEJKUM Jetoj ne nje vend te huaj te evropes e me shqetson fakti se vitin e kaluar nuk kam pas mundesi me dhan vitrat me koh po i kam ruajtur para Pyetja: SELAM ALEJKUM Jetoj ne nje vend te huaj te evropes e me shqetson fakti se vitin e kaluar nuk kam pas mundesi me dhan vitrat me koh po i kam ruajtur para Rating: 0
You Are Here: Home » Mëso Islamin » Nëse nuk jipen fitrat me kohë a pranohen si fitër, apo si lëmoshë e rëndomtë?

Nëse nuk jipen fitrat me kohë a pranohen si fitër, apo si lëmoshë e rëndomtë?

Pyetja:

SELAM ALEJKUM
Jetoj ne nje vend te huaj te evropes e me shqetson fakti se vitin e kaluar nuk kam pas mundesi me dhan vitrat me koh po i kam ruajtur parat dhe kur shkova per pushime ne Kosove ato para ja dhash nje te varfuri qe ishte edhe i semuar ne njetin e bere per vitra e po a shtu edhe kete vite nuk po kam mundesi se ketu ku jam nuk njoh shume njerez dhe nuk po di kujt te ja jap vitrat a bene me ja ba si ne vitin e kaluar mi ba njet parat per vitra e me lan mi dhan kur te shkoj ne pushim ne kosove apo me i than dikujt te familjes me i dhan per familjen time dhe mua e une kur te shkoj me ja dergu

Përgjigja:

Alejkum Selam
Falenderimi i takon Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi pejgamberin dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
Fillimisht nuk kemi ndonjë argument që sadakatul Fitrit duhet të jepet të holla(, por ajo jepet ushqim,të holla e kanë e lejuar vetëm në medhhebin hanefi ndërsa Imam Neveviu thotë nuk kemi hadithë nga Pejgamberi alejhi selam apo ndonjë rast nga sahabet që kanë dhanë Fitrin të holla.memberi-03
(Kurse zaqati i pasurisë tjetër jepet të holla dhe nuk prish punë pse e vënon).
Nëse nuk ke mundësi vet ta japësh Fitrin ushqim, atëherë duhet të interesohesh kush e bën tubimin e Fitrit që ia shpërndan atyre që e meritojnë.
Ka thënë Pejgamberi alejhi slam : “Kush e jep atë para namazit (te Bajramit), ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lemoshë e rendomtë”.(Transtemton Ebu Daudi dhe Ibn Maxhah, hadithi i vëretet).

Koha kur duhet dhënë Sadakatul Fitri është koha para se te falet namazi i Bajramit, dhe për këtë kemi argument qe Ibn Umeri radijallahu anhuma ka thënë: “Ka urdhëruar Pejgamberi alejhi selam që zekati i Fitrit të jepet para se të dalin njerëzit për të falur namazin”.(Buhariu dhe Muslimi).
Dhe lejohet qe ti jepet atij që e mbledh Sadakatul Fitrin një ditë ose dy disa ditë para se të mbaroj Ramazani, që t’ua shpërndajë të varfërve.
Transmetohet nga Ibn Umeri radijallahu anhu” kur ua jepte Sadakatul Fitrin atyre që e mblidhnin atë, e jepte një ditë ose dy ditë përpara, dhe kështu ua jepnin edhe te tjerët atyre”.(Buhariu).

Allahu e di më së mirë

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top