Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Me hixhame deri në 19. medalje të arta Olimpike Reviewed by Momizat on . Notuesi Amerikan Michael Phelps mbrëmë arriti të marrë medaljen e 19-të të artë në lojrat Olimpike. E tëra filloi me njerëz të famshëm, si aktorja holivudiane J Notuesi Amerikan Michael Phelps mbrëmë arriti të marrë medaljen e 19-të të artë në lojrat Olimpike. E tëra filloi me njerëz të famshëm, si aktorja holivudiane J Rating: 0
You Are Here: Home » Mjeksia Islame » Me hixhame deri në 19. medalje të arta Olimpike

Me hixhame deri në 19. medalje të arta Olimpike

Notuesi Amerikan Michael Phelps mbrëmë arriti të marrë medaljen e 19-të të artë në lojrat Olimpike.

E tëra filloi me njerëz të famshëm, si aktorja holivudiane Jennifer Aniston, ndërsa duket se edhe atletët olimpikë këtë vit i janë bashkuar kësaj teknike të re të shërimit të quajtur hixhame apo terapia me kupa.

 

Disa sportistë olimpikë të SHBA, janë parë në foto me disa shenja të vogla rrethore nëpër shpinë dhe shpatulla, pikërisht prej tyre.36F55E1F00000578-3727698-image-a-2_1470549700857

Kjo teknikë e shërimit daton që nga kulturat e lashta egjiptiane, kineze dhe të Lindjes së Mesme dhe konsiston në aplikimin e gotave të qelqit mbi lëkurë, të cilat thithin gjakun e ndotur në funksion të pastrimit të tij, si një formë për shërmin nga shumë dhembje trupore.

Disa teknika, të cilat përfshijnë gota të nxehta, janë më të favorizuarat nga notuesi i njohur botëror, Michael Phelps.

Ai madje përfshiu një sekuencë, në të cilën shihet gjatë një tretmani kurues për një spot promocional të titulluar “Sundoje veten tënde”.

36F55E0B00000578-3727698-image-a-1_1470549691093

Gjimnasti i ekipit amerikan, Alex Naddour po ashtu është i kënaqur të paraqitet në publik, dhe madje ka postuar në instagram një foto të tij me shenjën e kupave në lëkurë.

Naddour tha për USA Today se terapia e kupave “ofron lehtësim të dhimbjeve dhe goditjeve që vijnë prej gjimnastikës”.

“Kjo ka qenë fshehtësia që kam ruajtur gjatë gjithë vitit, e cila më ka mbajtur mua të shëndoshë’, tha Naddour. ‘Ka qenë më efektive sesa të shpenzoj sasi të mëdha parash në çdo gjë tjetër’.Untitled444

Ai shtoi: “Trupat tanë do të dhembin pas një kohetë gjatë në këtë profesion. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë. Më ka kursyer nga shumë dhembje”.

36F55E1300000578-3727698-image-a-3_1470549705564

Shumë prej shokëve të tij të ekipit po ashtu aplikojnë të njëjtën procedurë kuruese.

Kapiteni i ekipit, Chris Brooks thotë: “Ndonjëherë lëndohem në një pjesë të trupit, dhe them, ok jam lënduar këtu. Vetëm vendosi një filxhan qelqi, dhe kërkoj nga një shok i ekipit tim të më ndihmojë apo e bëj dhe vetë këtë”.

Ndërkohë, ish-notari olimpik amerikan, Natalie Coughlin po ashtu ka postuar disa foto të tij me kupa në shpinë dhe shpatulla, në faqen e tij të Instagramit. /tesheshi.com/

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top