Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Jeta e thjeshtë – spontane Reviewed by Momizat on . E pyeti Herakliu Ebu Sufjanin për kategorinë e ndjekësve të Profetit (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) duke i thënë kështu: “Njerëzit më të ndershëm dhe besni E pyeti Herakliu Ebu Sufjanin për kategorinë e ndjekësve të Profetit (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) duke i thënë kështu: “Njerëzit më të ndershëm dhe besni Rating: 0
You Are Here: Home » Mëso Islamin » Jeta e thjeshtë – spontane

Jeta e thjeshtë – spontane

E pyeti Herakliu Ebu Sufjanin për kategorinë e ndjekësve të Profetit (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) duke i thënë kështu: “Njerëzit më të ndershëm dhe besnik që e ndjekin atë, a janë fukarenjë?!” Ai u përgjigj: “Po! Fukarenjtë janë!” (Transmeton Buhariu)

E komenti i tij pas kësaj ishte: “Dhe këta janë pasuesit e Pejgamberëve!”

Nga atributet e Profetit Muhammed (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) ishin se ai e ngjiste vetë nallanen, qepte rrobat, mjelte dhinë, i kryente vetë shërbime vetës së tij, si dhe i bënte ato punë që bënin burrat nëpër shtëpitë e tyre, e kur afrohej koha për të kryer namazin, ai dilte në namaz! (Transmeton Buhariu, Ahmedi nga Esved)

Arti i spontanitetit dhe i thjeshtësisë

Njashtu, ai (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) i porosiste shokët e tij, që të mos kërkojnë prej njerëzve ndonjë gjë. Aq sa njërit prej tyre i pikoi kërpeshi i devesë në tokë, ndërkohë që ai ishte i hipur mbi devenë, prapëseprapë, ai për këtë nuk kërkoi nga askush që t’ia sillte, ndaj dhe zbriti vetë poshtë që ta merrte atë. Dhe e morri.

Mënyra, rruga apo shkolla më e mirë për ta njohur thjeshtësinë, modestinë, s’do mend që është afërsia me të thjeshtit dhe modestët, miku im, të familjarizuarit, të ndenjurit dhe të përzierit me ta. Gjithashtu ne kemi mundësinë që të njohim dhe mësojmë edhe nëpër rrugë: thjeshtësinë, spontanitetin, të atypëratyshmen, të kundërtën e ceremonisë dhe të teklifit si p.sh: në punë, në fushë. Domethënë thjeshtësia e vërtetë është e pasajuar, e pandërtuar, e pakrijuar, e paceremonizuar, por është e prekur dhe e rrokur. 11900056_1516347378655523_1178007279256743523_n

Nga kjo shkollë ne arrijmë që të mësojmë se si duhet t’u shërbejmë veteve tona, në mënyrë që të na shërbejnë neve edhe të tjerët, dua të them, të ngritemi dhe të ulemi, ashtu siç ngritet e ulet e tërë njerëzia, pa ceremoni e pa teklif.

Rexha’ë Ibn Hajvete tha: “Nuk kam parë mendje më të plotësuar se Omer Ibn Abdulazizi, kam ndenjur me të një natë deri në mëngjes, dhe u dobësua llamba, e Omer Ibn Abdulazizi më tha: “O Rexha’ë?! Llamba u dobësua!” “A ta lajmëroj shërbetorin – e pyeta?”  “Po flen, lëre le të flej – ma ktheu!” “Të ngritem unë që ta rregulloj pra – më pastaj e pyeta?” Më tha: “Nuk është nga fisnikëria (e patjetërsueshme) e njeriut që t’i shërbej mysafirit të tij!” E hoqi mantelin e vetë, e kapi llambën, e hapi atë, e morri vajin, e derdhi brenda saj, e pastaj u kthye sërish e tha: “U ngrita duke qenë Omer Ibn Abdulaziz dhe u ktheva po i njëti, pra, po ai Omer Ibn Abdulaziz!” (Këtë ngjarje e transmeton Bejhakiu në “Shu’ëbel Iman” me nr. (9194) dhe Ebu Nu’ajmi në “Hiljetel Eulijae” me nr. (5/332) dhe Ibn Asakir në musnedin e vërtetë)

Përsëri po them, se nga kjo shkollë ne mësojmë, se si t’u shërbejmë të tjerëve, si të edukojmë unin tonë, si të heqim nga ai llomin e mendjemadhësisë, epërsisë dhe fryerjes.

Fëmijët lindin me thjeshtësi dhe spontanitet, që do të thotë se, thjeshtësia tregon, shfaq dhe demonstron natyrshmëri, e çdo fëmijë lind me natyrshmëri, ndërkaq, prindërit janë ata të cilët do ta lënë atë të mbetet në atë natyrshmëri të lindur, pra, në atë pastërti, thjeshtësi dhe spontanitet, ose, do ta veshin atë me fryerje dhe do ta mishërojnë tek ai moralin e borgjezisë dhe të aristokracisë, siç është treguar në historinë e perëndimit!

Thjeshtësia dhe spontaniteti, të jep një jetë më tepër, një jetë shtesë, si dhe ta dhuron ty personalitetin e vërtetë, personalitetin origjinal, ta dhuron veten, ai që je, poashtu, të ndihmon që të jetosh jetën si dëshiron ti, e jo se si dëshirojnë të tjerët.

Kurse, simbolika, kryelartësia, fallsifikimi, dalja nga vetja, ceremonia që shfaqet si mënyrë për të kënaqur e përmbushur dëshirat e të tjerëve, është rrugë që ta thërrmëson, ta djegë dhe ta eliminon jetën, e ti, do të zgjohesh në fundin e saj, me orë të humbura e të rrënuara!

Thjeshtësia t’i redukton, t’i përmbledh, t’i thjeshtëzon miqësitë, marrëdhëniet, fjalët, e të gjitha aktivitetet e tjera të jetës sate, dhe kursen për ty më të mirën, më të thellën, e më të bukurën!

Kurse ceremonia e teklifi të bëjnë që të endesh nëpër korridoret zig-zage, i mbuluar, i penguar nga të shikuarit realisht vetën, pengues ndaj njohurive të cilave ti i dëshiron, të bën si zakonisht të ecësh, kurse sytë t’i mbashë tek të tjerët, se vallë çfarë dëshirojnë ata nga ti, e cilat janë përshtypjet e tyre ndaj teje!

Ndërsa, ja që të tjerët dëshirojnë nga ti, që ti të jesh vetja, të mbetesh ajo, të zhveshësh këmishën e aktrimit, të shohin thjeshtësinë tënde, të njohin Unin tënd të vërtetë, e jomiklimin jo të gjallë e të paprekshëm, të cilin e ke bërë zakon që ta perfeksionizosh, madje, dhe të ngopesh me këtë gjë!

Mbase ka mundësi që ti nuk lexuar mirë se çfarë vërtetë fshihet në shpirtërat e tyre, apo ndofta edhe je ambientuar e familjarizuar vetëm me disa njerëz të afërt, dhe ke krijuar opinionin e bindjen se ata të afërmit e tu, janë të gjithë – “..ata të tjerët”!

Thjeshtësia – modestia bëjnë zemrën tënde të mbetet e hapur, për të hyrë e depërtuar në të dashuronjësit e thjeshtësisë dhe të modestisë, ngase në të s’ka urrejtje, s’ka inate, s’ka zili, s’ka xhelozi, e s’ka tejkënaqësi!

Thjeshtësia – modestia ndërmjet teje dhe shpirtit tënd, lidh miqësi reale dhe të vërtetë, ndaj, afroju asaj sa më shumë, kënaqu me të sa më shumë, shijoje dhe përjetoje atë shumë e më shumë!

Kur të hedhësh mbi trupin tënd mbulojën e vizatuar, atë mbulojë të zhveshur nga vetja, atë mbulojë plotë aktrim, ti miku im, vetëmse je duke e sajuar e ndërtuar, një pengesë ndërmjet teje dhe vetës sate, thjeshtë po ta them, se ti je duke u larguar nga natyralja, nga origjinalja, nga e natyrshmeja, ndaj dhe unë të këshilloj: largohu nga kjo frymë e zakon, duke u kthyer e paraqitur veten sa më modest, sa më i thjesht dhe sa më spontan, ndaj të dobëtit, të varfrit, të vogëlit, të sëmurit, të huajit, e të pangriturit…

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

Autor: Dr. Selman El-Aude

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top