Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
2. Hixhamja dhe Sunneti I Profetit alejhi selam Reviewed by Momizat on . Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike. Është e preferu Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike. Është e preferu Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » 2. Hixhamja dhe Sunneti I Profetit alejhi selam

2. Hixhamja dhe Sunneti I Profetit alejhi selam

1148796_513480332053565_240459418_n
Hixhamja është tërheqja e gjakut nga trupi duke bërë disa prerje sipërfaqësore mbi lëkurë në vende të përcaktuara nga ana e mjekësisë profetike.
Është e preferuar përdorimi i mjeteve bashkëkohore për kryerjen e hixhames sikurse është e nevojshme që çdo pacient të ketë mjetet e veta për të parandaluar ngjitjen e sëmundjeve gjatë përdorimit të mjeteve. Duhen përdorur gjithashtu edhe mjetet e dizinfektimit të plagëve dhe sterilizimi i mjeteve para përdorimit.

Definicioni i hixhamit (cupping)

Fjala “el-haxhm”, prej nga rrjedh fjala hixham në gjuhën arabe d.m.th. thithje (mess).

Pra, kjo është metodë terapeutike e lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën në sipërfaqen e saj në kupëzore.

Haxhxham është personi i cili e kryen hixhamin, ndërsa mihxhem, bombola në të cilën thithet gjaku gjatë hixhamit, si dhe nevojiten thika skalperi, apo lanceta me të cilën prehet lëkura e pacientit.

Hixhami është përdorur edhe tek popujt e lashtë si, kinezët, egjiptianët, babilonasit, persianët, bizantinët, e më pastaj edhe arabët e kanë praktikuar në periudhën e injorancës. (As-Suyuti: “Vjerovjesnikova medicina”, përkthim nga anglishtja: Haris Murtiq, Sarajevë, 2003/1424, fq. 27-29 ).

Hixhami sot, tërësisht në mënyrë legale bëhet në Kinë, Finlandë, Greqi, Francë, Siri dhe në shumë vende tjera. (Waddah Maxhad-din el Hatib: al Hixhama fi al-fiqh ve el-hadith, Dar al-fikr, Damask, 2004, fq. 15 ).

Ekzistojnë dy lloje të hixhamit: i thatë (el-xhaffe), pa lëshimin e gjakut dhe me lëshimin e gjakut (er-ratbe). Hixhami me lëshimin e gjakut (i cili më së shumti) praktikohet, së pari lëkura e pacientit ngacmohet me vakum, pastaj në disa vende prehet me skalper sipërfaqësisht vihet bombola në vendin e prerjes dhe nëpërmes thithjes, gjaku rrjedh në bombolë.

Disa hadithe për vlerën e hixhames.

  1. Nga Enesi radi Allahu anhu transmetohet se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Kush dëshiron të bëjë hixhame le të kërkojë ditën e 17 ose 19 ose 21. Te mos e lejë njeriu t’i ndizet gjaku se po u ndez e vret njeriun”. (Transmeton Ibn Maxheh dhe e saktësoi Albani nr 2808).2. Transmeton gjithashtu Enesi radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Kur dikujt prej jush i ndizet gjaku le të bëjë hixhame sepse gjaku kur ndizet e vret njeriun”.
    Ndezja e gjakut mund të jetë në disa raste si psh rasti i tensionit të lartë të gjakut. ( Shih librin Zinxhiri i Haditheve të sakta të Shejh Albanit 6/562 ).
  2. Transmetohet nga Xhabiri radi Allahu anhu se profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Hixhamja është shërim”. Mut-tefekun Alejhi.4. Ka thënë profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : “Hixhamja me barkun bosh është më e mirë. Ajo e shton mendjen dhe shton kujtesën”. Transmeton ibn Maxheh, hadithin e saktësoi Albani nr 2810.

Nga Ibn Abbasi, r.a. transmetohet që i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Shërimi gjendet në mes të përdorimit të shurupit të mjaltit, lëshimit të gjakut duke prerë lëkurën dhe kauterizimit me zjarr, por unë ia kam ndaluar kauterizimin ummetit tim”. (Buhariu, 10/126, 127; Muslimi, 1577)

Ibn Abbasi ka shënuar gjithashtu që i Dërguari i Allahut salAllahu alejhhi we selam ka thënë: “Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës. Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit”. (Ebu Davudi, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3361, Ibn Maxheh, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3475. Hadithi sipas kualifikimit të ekspertëve të hadithit është me varg transmetuesish të mirë).

Ai gjithashtu ka thënë se lëshimi i gjakut duke prerë lëkurën (hixhami), është njëri prej ilaçeve më të mirë.

Nga Ebu Kebshe el-Enmariu transmetohet se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka bërë hixhamin në kokë dhe në mes shpatullave duke thënë: “Kush e lëshon këtë gjak, kjo nuk do ta dëmtoj fare. Përse mos ta shëroni sëmundjen me mjete adekuate”. (Ahmedi, Musned, Hakimi, el-Mustedrak, Sujutiu, el Xhamius-sagir, sahih (i saktë),).

Imam Tirmidhiu ka treguar se hadithi të cilin e ka transmetuar Ibn Abbasi, që i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Dita e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor (lunar) janë ditët më të mira për lëshimin e gjakut me anë të prerjes së lëkurës dhe derdhjen e tij në kupëzore”. ( Ibn Maxheh, 3486; Ebu Davudi, 3861; Bejhekiu, 9/340; me sened hasen ).

Në hadithin tjetër Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Shërohuni duke e lëshuar gjakun me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore dhe mos lejimin që t’ju mbysë tensioni i lartë i gjakut (arab. Tebejjug)”. (Ebu Davudi, Sunnen, “Kitab et-tibb”, nr. 3861, me sened hasen ).

Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje”. (Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të sakt e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu ).

Enesi r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam është shëruar me anë të lëshimit të gjakut duke ia prerë lëkurën ndërmjet shpatullës (scapulae) dhe dy venave të pasme të qafës (Vv. Cervikales superfitiales). (Sujutiu në El Xhamius-Sagir ).

Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril alehi selam ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi we selam në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. (Buhariu, 10/128, në hadithin të cilin e tregon Abdullah bin Buhajre ).

Në Sahihu-n është shënuar gjithashtu se i Dërguari i Allahut, salAlahu alejhi we selam e ka përdorur lëshimin e gjakut me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës kundër dhembjes së kokës e cila e mundonte gjatë kohës sa ishte në haxh dhe i veshur me ihram. (Waddah Maxhad-din al-Hatib, vepra e cituar, faqe, 42 ).

 

Koha kur duhet kryer hixhami

Për kohën kur duhet bërë hixhamin ekzistojnë shumë hadithe, por më i sakti është atë që e transmeton Enesi r.a. që Pejgamberi salAllahu alejhi we selam. e ka bërë hixhamin në venet e qafës dhe në mes të shpatullave dhe këtë e bënte me 17, 19 dhe 21 të muajit hënor. (Ebu Davudi, nr. 3862 ).

Muveffekuddin el-Bagdadi në veprën “Et-Tibbun-nebevi” – (Mjekësia e të Dërguarit të Allahut), thotë se duhet pasur kujdes në kohën kur e ndalon Pejgamberi salAllahu alejhi we selam, për kryerjen e hixhamit kur personi është i shëndoshë, ndërsa nëse është i sëmurë, hixhami mund të bëhet në çdo kohë, meqë transmetohet që i Dërguari i Allahut e ka bërë hixhamin si muhrim, ndërsa koha për ihram dihet se është në fillim të muajit.

Është e njohur praktika e Ahmed ibn Hanbelit i cili e praktikonte hixhamin pa saktësuar datën dhe kohën.

Lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore, nuk duhet të përdoret pas ushqimit ngase kjo mund të pengoj procesin e digjestionit.

I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore pa ngrënë është ilaç, ndërsa pas ngrënies është sëmundje, edhe në ditën e 17 të muajit hënor është ilaç”.

Në esencë, dhënia e përparësisë datës dhe kohës kur duhet bërë hixhami, kryesisht lidhet me masat e sigurisë dhe këto vlejnë ndaj personit të shëndoshë.

Sa i përket hadithit: “Shërohuni me hixham dhe mos lejoni t’ju mbysë tensioni i lartë i gjakut”, ky ka të bëjë kryesisht me ata që vuajnë nga tensioni i lartë në çast, pasi metoda e hixhamit lehtëson këtë sëmundje dhe prevenon komplikimet e mundshme të tensionit të lartë.

Ebu Hurejre r.a. ka transmetuar hadithin vijues: “Nëse ai që praktikon lëshimin e gjakut në kupëzore me anë të prerjes së lëkurës (hixham) të shtunën ose të mërkurën, sëmuret nga leukemia ose lebra (gërbula), le të fajësojë vetveten”. (Buhariu, Sahih – “Kitab el-haxh”, nr. 1705; Muslimi, Sahih – “Kitab al-haxhxh”, nr.2088; Nesai, Sunen, – “Kitab menasik el-haxhxh”, 23. nr.2801; Ibn Maxheh, Sunen, -“Kitab et-tibb”, nr. 3472; Ahmedi, Musned -“Baki musned el-ensar”, nr. 21846).

Llojet e hixhames.

1. Për parandalim të sëmundjeve

Ajo kryhet në kohët e përcaktuara dmth më : 17 ose 19 ose 21 të çdo muaji hënor. Ditët e javës në të cilat bëhet hixhamja janë : E hëna, e marta dhe e enjtja.
Vini re: Nëse përplaset data e përcaktuar me ditën e preferuar i jepet përparësi datës. Është e pëlqyeshme që të bëhet me barkun bosh dmth që të jesh disa orë pa ngrënë para hixhames e nuk dmth që ajo të kryeht vetëm në mëngjes sepse është transmetuar nga sahabet se ata e bënin hixhamen netët e Ramazanit.

  1. Për raste të domosdoshme.Nuk ka asnjë lloj kushti por kryhet në çdo gjendje dhe kohë siç e bëri profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem kur ra nga kali dhe i doli kyçi I këmbës nga vendi. (Shih librin e Ibn Maxhes nr 2823).

Vendet (pjesët e trupit) ku kryhet hixhamja :

1. Tek e buta e kokës (jafuh), (të cilën e kanë fëmijët të butë kur janë të vegjël).

Më parë e përmendëm hadithin të cilin e transmeton Ebu Kebshe el-Enmari në të cilin thotë se Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka bërë hixham në kokë dhe në mes shpatullave.

Nga Abdullah ibn Buhajne r.a. transmetohet që i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka bërë hixham në rrugë për në Mekë, si muhrim. Hixhamin e bëri në mesin e kokës. (nr.2801; Ibn Maxheh, Sunen, -“Kitab et-tibb”, nr. 3472; Ahmedi, Musned -“Baki musned el-ensar”, nr. 21846).

Nga Ebu Hurejre r.a. transmeton që Ebu Hindi i bëri hixham Pejgamberit salAllahu alejhi we selam në tepen e kokës, me ç’rast Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Benu Bejada, martoni Ebu Hindën dhe njëra prej vajzave tuaja le të bëhet bashkëshortja e tij. Nëse në atë që shëroheni keni dobi, atëherë ky është hixhami”. (Ebu Davudi, Sunen -“Kitab an-nikah”, nr.1798 ).

2. Në dy anët e qafës pra në venat e qafës (ahdeajn) dhe në mes shpatullave (kahil)

Nga Enes r.a., transmetohet që Pejgamberi salAllahu alejhi we selam ka bërë hixham në venat e qafës dhe në mes të shpatullave, ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor. ( Tirmidhiu, Sunen -“Kitab et-tibb an Resulil-lah”, nr.1976 dhe Hakimi ).

Nga Enesi r.a. transmetohet që Pejgamberi salAllahu alejhi we selam tre herë e ka bërë hixhamin në venet e qafës dhe në mes shpatullave. (Ebu Davudi, Sunen -“Kitab et-tibb”, nr.3362. I saktë, sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit ).

3. Maja e kokës (hamah), aty ku bashkohet kocka e parme me kockat e mesme të kokës.

Nga Ebu Kabshah el Enmai r.a se Profeti salAllahu alejhi selam ka vepruar hixhamin në maje të kokës (hamah) dhe në mes shpatullave (kahil). (transmeton Ebu Davudi dhe Ibn Maxheh_.

4. Në kurrizin e këmbëve.

Enesi r.a., transmeton që i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka bërë hixham, si muhrim në kurrizin e këmbës për shkak të dhembjes apo një infeksioni. (Ebu Davudi, Sunen -“Kitab el Menasik”, nr. 1566; Nesai, Sunen -“Kitab menasik el-haxhxh”, nr. 2800; Ahmedi, Musned -“Baki musned el-muksirin”, nr.13314 ).

5. Në mes të pjesës së pasme të kokës. (Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend).

6. Në fundin e kokës aty ku ndodhet një kockë pak e dale, ngritja oksipitale (kamahduvah).

(Nuk ka hadith të veçantë për këtë vend). Ibnul Kajimi në librin Zad El Mead ka thënë : Kanë rënë në kontradiktë mjekët për hixhamen në këtë vend. Disa e kanë pëlqyer, ndërsa disa të tjerë e kanë refuzuar atë dhe thanë se hadithi që tregohet për të nuk është i saktë. Gjithashtu hixhamja e dobëson fundin e trutit kur kryhet (në këtë vend)  në raste jo të domosdoshme se rasti i ndezjes së gjakut. Por kur kryeht në raste të domosdoshme ajo është e dobishme).

7. Në ije (virk, varak)

Nga Xhabiri r.a., transmetohet që i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka bërë hixham në ije (virk) për shkak të një infeksioni. (Ebu Davudi, Sunen -“Kitab et-tibb”, nr.3365 ).

Këto hadithe të sakta të cilat flasin për pjesët e trupit në të cilat i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi we selam ka bërë hixhamin, tregojnë që ky akt është i lejuar dhe i arsyeshëm nga ana e sheriatit.

Vini re: këto vende janë si për burrat ashtu edhe për gratë.
Dobitë e Hixhames

Ajo I shëron të gjitha sëmundjet sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka treguar këtë dhe ka thënë se ajo është shërim siç e treguam më sipër. Ajo mund të kryhet për burrat gratë edhe fëmijët.
Hixhamja për agjëruesin.

Lejohet kryerja e hixhames për agjëruesin sepse profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem : ka bërë hixhame kur ishte me ihram dhe ishte agjërueshëm.” (E transmeton këtë hadith Tirmidhiu nga Ibn Ab-basi. Hadithin e ka saktësuar Albani nr 622).

Ide të gabuara për hixhamen.

1. Nuk ka hadith të saktë që regon se gjaku duhet groposur.

2. Nuk ka hadith të saktë që flet për larjen pas hixhames.

3. Nuk ka hadith të saktë që tregon se hixhamja duhet bërë një herë në vit ose në pranverë ose ditën ose natën.

4. Nuk ka hadith të saktë në lidhje me nxjerrjen e gjakut prej damarëve veprimi I cili quhet “fasd”.

5. Hixhamja me barkun bosh nuk dmth që të bëhet vetëm në mëngjes.

6. Hixhamja e mbaron proçesin e vet kur ndalon gjaku.

7. Nuk ka hadithe të sakta që tregojnë për kupat e thata. (dmth pa prerje). Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka treguar se shërimi është tek prerja e hixhames.

8. Nuk ka argumente të sakta që tregojnë se mardhëniet seksuale pas hixhames janë të dëmshme.

9. Nuk ka argumente që vërtetojnë se pirja e qumështit ose nënprodukteve të tij janë të dëmshme pas hixhames.

10. Nuk është e saktë se dalja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë mjaftojnë për gruan dhe nuk ka nevojë për hixhame.

11. Të gjitha vendet që treguam për hixhamen mund të kryehen tek pacienti njëherësh në të njëjtën ditë.

12. Mund të kryhet hixhamja në vende të tjera veç këtyre që u treguan në bazë të nevojës.

Konkludim

Një numër i madh i dijetarëve islam, posaçërisht juristët e sheriatit (ibn Kutejbe, el Karafi, ibn Kajjim el Xhevzi, ed-Delevi, et-Tahir ibn Ashur, Reshid Rida, Mahmud Sheltut, el-Karadavi, etj., mendojnë që është e domosdoshme në shembullin e jetës së Pejgamberit salAllahu alejhhi we selam të dallohet pjesa normative dhe jo normative, pjesa e cila është e obliguar për të gjithë pasuesit e tij dhe ai i cili është shprehje e dimensionit të tij njerëzor dhe i cili nuk është obligativ për pasuesit e tij.
Hixhami është formë e shërimit tradicional popullor, të cilin e kanë njohur kinezët, egjiptasit, bizantinët, persianët, ndërsa e kanë praktikuar edhe arabët në kohën e injorancës;
Në sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi we selam hixhami përmendet si pjesë e praktikës dhe traditës së arabëve të asaj kohe;
Në hadithet e saktë përmendet që melekët e kanë urdhëruar Pejgamberin, salAllahu alejhi we selam të bëjë hixhamin, por në këto hadithe nuk ka shpjegime konkrete cilat sëmundje me të shërohen, si bëhet ajo, në cilën periudhë kohore dhe moshë;
Është e qartë se Pejgamberi salAllahu alejhi we selam është shprehur me lëvdatë për rëndësinë e hixhamit dhe me të është shërbyer për shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve;
Nuk ka hadithe të sakta të cilët në mënyrë precize se cilat ditë janë të lavdëruara të bëhet hixhami. Një këshillë e cila përmendet është që ajo të bëhet në ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor të kalendarit;
Në disa hadithe të saktë flitet për pjesët e trupit në të cilat bëhet hixhami: tepja e kokës, venet e qafës, në mes shpatullave, ijeve dhe shputave të këmbëve, etj.;
Në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi we selam shumica e të cilëve janë të dobët, flitet për dobitë e hixhamit, gjegjësisht për sëmundjet të cilat mund të shërohen me hixham. Kështu në hadithet përmenden që me të mund të shërohen sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kokëdhembja dhe migrena, në mënyrë preventive vepron kundër çmendurisë, epilepsisë, ndihmon në shërimin e plagëve dhe lëndimeve të ndryshme, zbrit tensionin e lartë të gjakut, forcon memorien, gjegjësisht aktivizon organizmin e njeriut në tërësi;
Nuk ka hadithe të saktë që do të tregoj çfarë duhet bërë me gjakun e thithur. Për këtë, është e lejuar të mënjanohet në çfarëdo mënyre që lejojnë kriteriumet e sheriatit dhe shëndetësore;
Sipas mendimit të shumicës së juristëve të sheriatit është e lejuar të merret kompensim material për shërbimet e hixhamit;
Këshillimi i hixhamit nga Pejgamberi salAllahu alejhi we selam bën pjesë në instruksionet që kanë të bëjnë me aktivitetet e kësaj bote e nuk mendohet si urdhër i sheriatit. Nga kjo rezulton që nuk do të jemi mëkatar nëse nuk e aplikojmë hixhamin, ose e lëm anash atë që ka qenë pjesë e jetës së shëmbëllyer të Pejgmaberit salAllahu alejhi we selam për të cilin është shprehur me lëvdatë;
Për hixhamin, veprimin dhe efikasitetin e tij, fjalën do ta japin ekspertët mjekësor. Te sëmundjet që argumentohet se është e dobishme dhe efikase duhet aplikuar, e sidomos besimtarët, duke e kuptuar si ilaç të cilin aq shumë e aplikoi dhe lavdëroi Pejgamberi, salAllahu alejhi we selam.

Literatura

Ibn Kajjim el Xhevzi: “Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s.”, Gjakovë, 2003.
Abdurrahman Xhelaluddin es Sujuti: “Mjekësia Profetike”, përkthim, Gjakovë, 2004.
Ph.DM.H. Kamali: Principles of islamic jurisprudence, fq. 66-67
Dr. Jusuf al Qardawi: “Poslanikova medicina”, Novi horizonti, april, 2006, nr. 80 fq. 15.
Waddah Maxhaddin al Hatib: “al-Hixhama fi al-fikh vel-hadis”, Dar al-fikr, Damask, 2004.
Doc.dr. Zuhdija Hasanoviq: “Hixhama i njeno mesto u sunnetu Bozhijeg Poslanika, s.a.v.s.”, Evropski simpozijum o hixhami, Sarajevë, 2006.

Abdurrahim Balla, artikull.

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top