Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Hixhama dhe masazha i dëbojnë/përzënë exhinët nga trupi Reviewed by Momizat on . Hixhama Hixhama është sunnet (traditë) e Pejgamberit alejhi salatu we selam, dhe përgjithësisht njëra nga ilaçet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin fizik Hixhama Hixhama është sunnet (traditë) e Pejgamberit alejhi salatu we selam, dhe përgjithësisht njëra nga ilaçet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin fizik Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » Hixhama dhe masazha i dëbojnë/përzënë exhinët nga trupi

Hixhama dhe masazha i dëbojnë/përzënë exhinët nga trupi

Hixhama

Hixhama është sunnet (traditë) e Pejgamberit alejhi salatu we selam, dhe përgjithësisht njëra nga ilaçet më të mira, kur bëhet fjalë për shëndetin fizik, por edhe për ato sëmundje që shkaktohen nga ndikimi i xhinëve (shejtanëve) si sihri, mësyshi, ograku. Posaqërisht është e nevojshme dhe efektive te rastet e vjetra. Te disa pacientë ndodhen numër i madh i xhinëve, të cilët kanë kaluar një kohë të gjatë në trup madje edhe më shumë se 30 vite. Te rastet e tilla një trajtim me hixhame ndonjëherë mund të zëvendësojë 10 seanca të terapisë me Rukje/mjekim me këndim Kur’ani, nëse është e mundur të thuhet kështu apo të bëhet krahasim për të sqaruar veprimin që hixhama e ka. Trajtimi i këtyre gjendjeve bëhet me Rukje, hixhame dhe mjete të tjera të argumentuara fetarisht dhe nga përvoja por që nuk bien ndesh me rregullat fetare.213

Masazha

Xhinëve (shejtanëve) u pengojnë shumë goditjet e lehta apo masazha e trupit. Në të gjithë trupin e njeriut ndodhen enë gjaku nëpër të cilat qarkullojnë exhinët nëse ata kanë hyrë tani më në trupin e njeriut. Vëqanërisht ata që kanë ankesa më të shumta është mirë që të kenë masazherin e tyre për trup dhe në këtë mënyrë ta dobësojnë xhinin apo ta nxjerrin plotësisht jashtë deri në trajtimin e rradhës me Rukje. Në këtë mënyrë do të shpejtohet proçesi i shërimit. Është mirë që të masazhohet i tërë trupi, por më shpesh: pjesën djathtas dhe majtas shtyllës kurrizore pra gjatë tërë gjatësisë të shtyllës kurrizore, qafën, krahët nga supi deri te bërryli, mesin e gjoksit, anën e majtë të mushkërive rreth zemrës, lukthin, pjesën e jashtme të kofshëve, pulpat e këmbëve. Aty ku muskujt janë të shëndoshë, gjatë shtypjes normale që bën masazheri nuk do duhej të kishte dhembje, ndërsa aty ku ndjehet dhembje duhet të vazhdohet me masazhë pasi aty edhe ndodhen exhinët.
Kjo vlen për ata persona që kanë shenja të reagimit të exhinëve dhe jo për çdo dhembje pasi dhembjet mund të jenë edhe me origjinë organike pra nga ftohjet, dëmtimet fizike etj.

Përgatiti dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top