Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Hiqeni kolesterolin nga enët e gjakut për vetëm 40 ditë! Reviewed by Momizat on . Shprehitë e këqija të të ushqyerit, mungesa e ushtrimeve fizike dhe stili jo i shëndetshëm i të jetuarit kontribuojnë në bllokimin e enëve tuaja të gjakut. Me s Shprehitë e këqija të të ushqyerit, mungesa e ushtrimeve fizike dhe stili jo i shëndetshëm i të jetuarit kontribuojnë në bllokimin e enëve tuaja të gjakut. Me s Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » Hiqeni kolesterolin nga enët e gjakut për vetëm 40 ditë!

Hiqeni kolesterolin nga enët e gjakut për vetëm 40 ditë!

Shprehitë e këqija të të ushqyerit, mungesa e ushtrimeve fizike dhe stili jo i shëndetshëm i të jetuarit kontribuojnë në bllokimin e enëve tuaja të gjakut. Me siguri nuk dëshironi që kolesteroli të mblidhet në muret e enëve tuaja të gjakut. Kjo për shkak se mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut, e cila mund t’ju rrezikojë që të vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës, të pësoni sulm në zemër dhe në tru!

Është e vërtetë që mjeku gjithmonë mund t’ju rekomandojë ilaçe për ta reduktuar nivelin e kolesterolit në enët tuaja të gjakut, por konsumimi i këtyre ilaçeve nuk vjen pa efekte anësore. Disa nga to përfshijnë dhimbje të muskujve, dëmtim të mëlçisë e madje edhe ndryshime neurologjike, po efektet anësore të lidhura me konsumimin e këtyre ilaçeve shumë lehtë mund të jenë më të mëdha se dobitë. Por, zgjedhja e mënyrës natyrale për mënjanim të kolesterolit të mbledhur në arteret tuaja është një gjë më e mirë, pasi që është 100 për qind e sigurt.

Kjo mënyrë ju lejon që t’i eliminoni nivelet e tepërta të kolesterolit pa pasur nevojë që të vuani nga efektet anësore e ilaçeve për reduktim të kolesterolit. Në fakt, përzierja e thjeshtë, të cilën duhet ta konsumoni për çdo ditë ekziston për tashmë disa shekuj, si testament i ekifasitetit dhe sigurisë së saj. Për më tepër, do t’ju duhen vetëm 40 ditë për të pasur enë të gjakut të lira nga kolesteroli. Jua sjellim recetën e thjeshtë për këtë përzierje:1146

Përbërësit:

* 4 thelpinj hudhre;

* 4 limonë me madhësi mesatare;

* 3 litra ujë të distiluar.

Procedura:

1. I ndani thelpinjtë e hudhrës dhe i qëroni me kujdes. Lini anash.

2. Qitni ujë të valë në limonë për t’i shkatërruar bakteret për shkak se limonët nuk do të qërohen.

3. I preni limonët në copa të vogla.

4. I përzini deri në momentin kur e fitoni një masë të trashë.

5. Përzierjen e fituar e qitni në një kavanoz me kapacitet prej 3 litrave.

6. Mbusheni atë me ujin e distiluar. Mbylleni me kapak.

7. Lëreni kavanozin me përzierje që të qëndrojë në frigorifer për 3 ditë.

Krejt çfarë duhet të bëni pas tri ditëve është që t’i konsumoni 1 deri në 2 lugë gjelle të përzierjes pas secilës shujtë. Pas rreth një jave, mund ta rrisni dozën me disa lugë më shumë. Mbështetësit e kësaj përzierjeje pothuajse magjike thonë se mund të keni enë të gjakut pa droçka kolesteroli për vetëm 40 ditë.

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top