Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Ecja, mjekësi në vete Reviewed by Momizat on . Shumica e njerëzve shpenzojnë çdo ditë shumë kohë ulur. Kjo përbën faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, nga kanceri deri tek problemet me qarkullimin e gjak Shumica e njerëzve shpenzojnë çdo ditë shumë kohë ulur. Kjo përbën faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, nga kanceri deri tek problemet me qarkullimin e gjak Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » Ecja, mjekësi në vete

Ecja, mjekësi në vete

Shumica e njerëzve shpenzojnë çdo ditë shumë kohë ulur. Kjo përbën faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, nga kanceri deri tek problemet me qarkullimin e gjakut. Por kura është e lehtë: qëndrimi në këmbë dhe duke bërë disa hapa më shumë mund të zvogëlojë rreziqet shëndetësore që sjell qëndrimi ulur.

Michelle Baxter vuan nga dhimbje kronike në muskuj dhe kyçe. Qëndrimi në këmbë përballë tryezës së punës ia lehtëson këto dhimbje.
“Mesi ndjehet më mirë, gjithashtu bëj fizkulturë, lëviz më shumë dhe këto ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Ndjehem mirë.”

Michelle Baxter punon në Universitetin George Washington, në Uashington.
“Jam në gjendje të bëj më shumë punë, ndjehem e çlirët, ngrihem, lëviz dhe përpiqem të gjej vend për të ushtruar. Pra punoj, lëviz qëndroj në këmbë”.walking-up-steps-smaller
Ndërsa teknologjia i detyron njerëzit të rrinë më gjatë ulur, ekspertët e shëndetit shqetësohen. Studimet tregojnë se sa më e gjatë koha ulur, aq më i lartë rreziku për zhvillimin e dhjetëra sëmundjeve kronike, nga kanceri e diabeti, deri tek sëmundjet kardiovaskulare dhe të mëlçisë.
Për të moshuarit, çdo orë e shpenzuar ulur lidhet me rrezik 50 për qind më të madh për aftësi të kufizuara. Por, pa marrë parasysh se çfarë moshe ka një person, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm.

Jaume Padilla, Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Mizurit.
“Ne u befasuam nga efektet dëmtuese që vumë re në funksionin e enëve të gjakut duke qëndruar ulur vetëm 6 orë”.
Jaume Padilla është autor i një studimi mbi qëndrimin ulur. Ai thotë se qëndrimi ulur redukton qarkullimin e gjakut në këmbë dhe, me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare. Edhe pas 30 minutave ulur, metabolizmi ngadalësohet me 90 për qind. Meqenëse shumë prej qëndrimit ulur ndodh në punë, dr. Padilla dhe studiues të tjerë po kërkojnë mënyra për të përmirësuar shëndetin e punonjësve. Por, zgjidhja e thjeshtë është: Çohu dhe ec.

“Ajo që zbuluam është se 10 minuta ecje normale, e barabartë me rreth 1000 hapa, mjafton për të eliminuar efektet negative që ka qëndrimi ulur tek funksionimet vaskulare”. Dihet mirë që falja e namazit obligativ është shumë e preferuar dhe sipas disa sytuiuesve të Islamit bazuar në të dhënat shkencore të Shkencave Islame madje konsiderohet obligative. Kjo mundëson që shoqëria me besim Islam të ketë të gjitha këto dobi që u cekën më lartë. /voa/

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top