Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Dispozita për shkuarjen te fallxhori, profeti (mashtruesi) dhe sihirbazi ? Reviewed by Momizat on . Dispozita rreth kësaj mund të ndahet në dy lloje: 1. Ai që shkon tek personat e lartëpërmendur dhe i pyetë, edhe pse nuk beson në ta, është rreptësisht e ndalua Dispozita rreth kësaj mund të ndahet në dy lloje: 1. Ai që shkon tek personat e lartëpërmendur dhe i pyetë, edhe pse nuk beson në ta, është rreptësisht e ndalua Rating: 0
You Are Here: Home » Mëso Islamin » Dispozita për shkuarjen te fallxhori, profeti (mashtruesi) dhe sihirbazi ?

Dispozita për shkuarjen te fallxhori, profeti (mashtruesi) dhe sihirbazi ?

Dispozita rreth kësaj mund të ndahet në dy lloje:

1. Ai që shkon tek personat e lartëpërmendur dhe i pyetë, edhe pse nuk beson në ta, është rreptësisht e ndaluar dhe një prej mëkateve të mëdha. Të tillit namazi nuk do t’i pranohet dyzet ditë.face-on-a-question-mark-24095-1280x800

Argument për këtë janë fjalët e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, kur ka thënë: ”Kush shkon te fallxhori (magjistari) dhe e pyetë për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë.”2

Gjegjësisht, nuk do ta fitojë shpërblimin për namazin e tij.

2. Ai që shkon tek personat e lartëpërmendur, i pyetë dhe u beson atyre, shkuarja e tyre paraqet vepër e mosbesimit në atë që i është shpallur Muhammedit salallahu alejhi ue selem.

Argument për këtë janë fjalët e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, kur ka thënë: ”Kush shkon te fallxhori dhe magjistari, dhe beson në atë që ia thotë, ai vetëm se ka mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit salallahu alejhi ue selem.”3

Autor: Shejh Abdullah Ibën Ahmed El-Havil
Shkëputur nga libri: “Et-Teuhidu El-Mujesser.”
Përgaditi: Ebu Merjem

1. Këtu është fjala për ata persona të cilët veten e quajnë profetë, ndërsa në realitet janë mashtrues. Kur dihet se Muhammedi salallahu alejhi ue selem është vula e profetëve dhe se nuk ka profet tjetër pas tij, dhe të gjithë ata që pretendojnë se janë profetë, në realitet janë mashtrues, gënjeshtarë.
Allahu subhanehu ue teala, thotë: ”Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë Profetëve. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (El-Ahzab, 40).
2. Transmetojnë Muslimi, 2230 dhe Ahmedi, 4/68.
3. Transmetojnë katër autorët e Sunneneve dhe Hakimi, ndërsa Shejh Albani rahimehullah, e ka vlerësuar në gradën sahih në Sahihul Xhami, 5939.

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top