Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
Dhjetë shkaqet pse ke ndjenjë të lodhjes Reviewed by Momizat on . Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dhe shëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë. E rënd Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dhe shëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë. E rënd Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » Dhjetë shkaqet pse ke ndjenjë të lodhjes

Dhjetë shkaqet pse ke ndjenjë të lodhjes

Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm
Kjo gjë ka efekte negative në përqendrim dhe shëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë cdo natë.
E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.

Një këshillë e thjeshtë, largoni Laptopin, celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë crregullim të gjumit.

Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit
Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre.
Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurtër e procesit të frymëmarrjes gjatë natës.
Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa caste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht egjatë.
Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episodet e apnesë, janë: rënia në peshë, lënia e duhanit etj.drops_of_water_by_missyay-d353gwn

Shkaku nr.3 : ”Furnizim|” i pamjaftueshëm

Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënie e ushqimeve të papërshtatshme.
E rëndësishme është marrja e një diete të balancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktar i ndjenjës së dobësisë apo lodhjes,
është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesit si edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në cdo vakt.
Është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë

Shkaku nr.4 : Anemia
Është një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.
Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.

Shkaku nr.5 : Depresioni
Depresioni nuk është thjesht një crregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh:lodhja, dhimbja e kokës, anoreksia.
Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rënë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.

Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi
Tiroideja është një gjendër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit.
Kur gjendra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë.
Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.

Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë.
Kafeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën.
Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit  të gjakut, nervozizëm, lodhje etj.
Zgjidhja është, reduktimi gradual i konsumit të kafesë, cajit, cokollatës, dhe cdo medikamenti që përmban kafeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes [abstinencës] dhe rritje të ndjenjës së lodhjes.

Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehta urinare
Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin
Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja

Shkaku nr.9: Diabeti
Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme, është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak.
Në trajtimin e diabetit përfshihet: ndryshimii stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.

Shkaku nr.10 : Dehidrimi
Lodhja  mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.
I rekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujë në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik./mjeku24/

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top