Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
1. Cfarë do të thotë Hixhame? Reviewed by Momizat on . Cfarë do të thotë Hixhame?  Hixhame (arabisht) do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe Cfarë do të thotë Hixhame?  Hixhame (arabisht) do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » 1. Cfarë do të thotë Hixhame?

1. Cfarë do të thotë Hixhame?

Cfarë do të thotë Hixhame? 

Hixhame (arabisht) do të thotë rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.
Hixhamja është një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hynor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga Profeti ynë i lavdëruar Muhamedi alejhi  salatu we selam.
Llojet e hixhames qe përdoren më shpesh janë: Hixhame e lagur ose me gjakderdhje, Hixhame e thatë(pa gjakderdhje), Hixhame masazhuese, Hixhame depërtuese me bimë të rralla herbale etj.10626768_1484055025198295_1612345217358341886_n

Hixhameja pra është një procedurë mjekësore ku përmes largimit të gjakut në pika të caktuara në trupin e njeriut, varësishtë nga sëmundjet dhe gjendjet shëndetësore që I ka individi, bëhet lehtësimi apo shërimi me lejen e Allahut.

Allahu s.v.t. e ka krijuar njeriun I cili përbëhet nga nga qeliza, inde, organe dhe sisteme të organeve të ndryshme në mënyrë që të funksionojë në situate të ndryshme. Hixhameja ndikon në tre sisteme të organeve, sistemi I lëkurës, sistemi nervor periferik dhe në atë kardiovaskular.

Sistemi I lëkurës është ai që e mbështjellë njeriun nga jashtë, dhe rroli I tij është mbrojtës, qoftë nga faktorët fizikë si ftohti apo nxehti I tepërt, kimik si nga helmet e ndryshme, biologjik si nga mikroorganizmat e dëmshëm, pra lëkura është pjesë e sistemit imunitar dhe shërben si pararojë e organizmit tonë ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Sistemi kardiovaskularë është një sistem I përbërë nga Zemra si pompë dhe nga enët e mëdha dhe të vogla të gjakut nga të cilat shpërndahen kapilarët. Ka si detyrë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e materieve ushqyese, të oksigjenit nga mushkëritë deri te qelizat, indet dhe organet si dhe largimin nga të njejtat të materieve të dëmshme.

Sistemi nervorë është një sistem I specializuar dhe I përbërë nga qelizat nervore të cilat nuk e kanë vetem rrolin e bartjes se impulsive nervore, të ndjesisë, dhembjes apo të natyrës tjetër por ato kanë gjithashtu ndikim direkt përmes sistemit simpatik dhe parasimpatik autonom në të gjitha organet e organizmit tonë, si dhe në sistemin neuroendokrin I cili ka rëndësi të vëqantë dhe shumë të rëndësishëm në organizmin tonë pasi hormone që tajohen nga ky sistem mundësojnë një rritje dhe zhvillim normal të organizmit tonë.

Rezyme e cila ka për qëllim të sqarojë sa më thjështë rëndësinë që kanë këto tre sisteme për organimzin në tërësi.

Lëkura është e ndarë në njësi të cilat përfshijnë sipërfaqe të caktuara dhe të madhësive të ndryshme varësishtë nga nervat të cilët e nervëzojnë lëkurën në pjesë të ndryshme të trupit, dhe këto sipërfaqe quhen dermatome, pra është harta e cila tregon nervëzimin e lëkurës nderlidhjen e nervave ndërmjet tyre dhe me nervëzimin e organeve të brendhsme, prandaj duke ngacmuar nervëzimin në lëkurë ne ndikojmë direkt në punën e organit të caktuar duke nxitur  funksionimin apo riparimin e organit të dëmtuar.

Gjaku është një lëng I cili vazhdimishtë lëvizë, ai është I përbërë nga një mori qelizash të cilat vazhdimishtë riprodhohen , vdesin , mbesin dhe deponohen në murin e enëve të gjakut duke dhënë kështu ngushtim dhe trombozë të enëvë të gjakut, si pasojë indet dhe organet përkatëse vuajnë nga mungesa apo sasia e pamjaftueshme e materieve ushqyese dhe oksigjenit që si pasojë sjell deri te dhembja dhe sëmundjet e ndryshme.

Inflamacioni është një përgjigje e organizmit ndaj veprimit të faktorëve të ndryshëm të jashtëm qoftë fizik, kimik, biologjik në organizëm apo edhe të brendshëm si produktet përfundimtare apo toksinat e ndryshme duke dhënë edhe shenjat e inflamacionit. Shenjat e inflamacionit (ndezjes) janë: Rubor(skuqja), Dolor(dhembja), Callor(temperatura), Tumor(ajtja) dhe Funcktio lesa(humbja e funksionit). Gjatë inflamacionit me futjen e nje agjensi të dëmshëm në organizëm vie deri te aktivizimi I qelizave përgjegjëse për luftimin e mikrobeve të cilat gjithashtu lirojnë shumë substance të cilat shërbejnë si sinjal për të ftuar qeliza shtesë të ndryshme në ndihmë, kjo sjell deri te grumbullimi I lëngjeve në atë vend, ngacmim të nervave, rritje të presionit, ajtje dhe dhembje.

 

Cfarë bën hixhameja në këtë rast ?

Hixhameja largon toksinat dhe substancat përgjegjëse të cilat nxisin dhembjen dhe dëmtimin, në atë mënyrë që vendosen kupat(gotat) e qelqit apo të plastikës në vendet e caktuara, largohet oksigjeni nga brendësia e gotës duke formuar vakum, lëkura nga prania e presionit negativ tërhiqet,ngritet dhe tendoset, kjo tendosje tërheq lengjet e grumbulluara nga thellësia e lëkurës , indeve dhe organeve duke tërhequr në sipërfaqe të gjitha ato substance të dëmshme, qeliza të vdekura apo toksina, pas disa minutash gota largohet bëhen disa prerje shumë të lehta në lëkurë të cilat më saktë mundë të quhen gervishtje, përsëri vendoset gota mbi këto vende duke formuar sërish vakum në to. Pas disa minutash në gotë do të mblidhet e tërë ajo përmbajtje e dëmshme e cila pastaj do e lehtësojë shërimin. Prerja e cila bëhet stimulon sistemin imunitar për të kontrolluar atë pjesë të trupit dhe për ti dhënë një përkujdesje më të madhe, gjithashtu sistemi nervor në atë pjesë do të dërgojë sinjalë në sistemin qëndrorë dhe në organet përkatëse do ketë një rregullim të funksionit në të mirë.

Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dhembjet e kokës, migrena, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet raumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi Shiatik ose Ishiazi, dhimbjet dhe ënjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimin natën, problemet psikologjike të ndryshme,zhurmat në vesh, humbjen e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkëqitja, sëmundjet e prostates, sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhimdjet muskoartikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi).

Lista është tejet e gjatë por shpresojmë të ju shërbejë edhe juve.
Mjekimi me hixhame arriti të vërtetohet nga shkencat modern në fushen e shëndetësisë, si mbret I gjdo mjekësia alternative apo bashkëkohore.
Me rëndësi është edhe te trajtimi i njerëzve që janë prekur nga futja në trup e energjive negative ( syri i keq, magjia ose sihri, xhindet).

 

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top