Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
7. Pyetjet më të shpeshta rreth Hixhames Reviewed by Momizat on . 1. A ka dhembje Hixhama ? Duket shumë e dhembshme duke e parë se si lëkura dhe muskuli futet pjesërishtë në kupë, pamja e mavijosur e lëkurës, por në të vërtetë 1. A ka dhembje Hixhama ? Duket shumë e dhembshme duke e parë se si lëkura dhe muskuli futet pjesërishtë në kupë, pamja e mavijosur e lëkurës, por në të vërtetë Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » 7. Pyetjet më të shpeshta rreth Hixhames

7. Pyetjet më të shpeshta rreth Hixhames

1. A ka dhembje Hixhama ?

Duket shumë e dhembshme duke e parë se si lëkura dhe muskuli futet pjesërishtë në kupë, pamja e mavijosur e lëkurës, por në të vërtetë është shumë e lehtë dhe këtë do e kuptoni në momëntin kur vetë ta provoni sa e këndshmë do jetë. Me raste mundë të ketë edhe moment jorehatie, veqanërishtë nëse muskujt janë shumë të shtrënguar. Njejtë si në masazhim, disa preferojnë ngjeshje me presion të lehtë deri sat ë tjerët preferojnë që masazhimi të jetë I thellë. Fuqia e shtrëngimit të lëkurës me vakum kupën mundë ti përshtatet shkallës tuaj të rehatisë.1920442_587808327970072_1922163551_n

2. A mundë të më bie të fikët apo të sëmurem ?

Shumë pak njerëzve po. Ndonjëherë kjo u ndodhë atyre personave të cilët nuk reagojnë mirë ndaj shikimit të gjakut. Janë të pakët ata që pësojnë kolabim (të fikët) por kjo nuk paraqet asnjë rrezik dhe nuk jep asnjë dëmtim për trupin. Ky është reaksion normal në një munër shumë të vogël personash, dhe ka efekt pozitiv edhe nëse ndodhë. Personat të cilët janë në dijeni për veten nga përvoja që gjatë dhënies së gjakut për analiza kanë pësuar të fikët duhet ta njoftojnë Mjekun paraprakishtë, kjo pasi kështu mjeku e akomodon pozitën e pacientit për ta parandaluar këtë efekt. Duhet të kuptohet hixhama është mënyra më e shpejtë për detoksikimin e trupit e cila nuk jep asnjë pasojë.

3. Sa seanca trajtimi duhet ti marr unë ?

Cdo njeri është I ndryshëm. Janë disa faktorë të cilët indikojnë numrin e trajtimeve që ju do keni nevojë: sa gjatë e keni problemin tuaj, a keni përdorë mjekim me ilaqe dhe për sa kohë. Faktor tjetër mundë të jetë stili I jetës, dieta, ushtrimet dhe modeli I gjumit.
4. Cila është koha më e mirë për ta bërë Hixmamen ?
Ditët më të mira të muajit për ta vepruar Hixhamen janë data e 17-të, 19-të dhe 21-të e muajit lunar (hënor), bazuar në argumentet fetare pra të Profetit Muhamed alejhi.

5. Cilat janë ditët më të mira për ta bërë Hixhamen ?

Sipas disa argumenteve fetare ditët e javës në të cilat është më mirë të bëhet Hixhama janë ditët si e Hënë, Martë dhe Ejte. Personat që kanë problem shëndetësore mundë ta veprojnë cdo ditë përmes natës dhe ditës së Mërkure.

6. Sipas sunnetit sa herë në vit duhet të bëhet Hixhama ?

Për një person të shëndetshëm është mirë që Hixhama të bëhet cdo tre muaj. Ndërsa personat të cilët kanë sëmundje të caktuara në këtë rast duhet të bëhet cdo një muaj, pasi Hixhama konsiderohet mjekësi Profetike dhe ai ka këshilluar njerëzit ta veprojnë atë.

7. A është Hixhama shërim për cdo sëmundje ?

Hixhama është shërim për cdo sëmundje nësë veprohet në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur. Hixhama duhet të bëhet në pika të caktuara, duke zbatuar parakushtet me kujdes , dhe duke e vazhduar procedurën deri në disa seanca varësishtë nga gjendja për të cilën edhe veprohet.

8. Cfarë duhet të veproj para se ta bëj Hixhamen ?

Para se të fillohet procedura e Hixhames personi duhet që paraprakishtë të mos ketë ngrënë 2 deri 3 orë para ushqim të fortë, mjeku duhet ta marrë anamnezën e sëmundjes, të bëj egzaminimin fizik nëse është e nevojshme, të pyetet nëse ka ndonjë ftohje të zakonshme apo grip pasi nëse I ka këto të fundit procedura shtyhet deri në shërimin e këtyre sëmundjeve akute, pra ju duhet ta vëni në dijeni mjekun për këto. Të gjinia femërore pyeten për menstrualet, shtatëzaninë dhe mjeku duhet të vihet në dijeni për këto gjendje.

9. Cfarë më lejohet të bëj pas Hixhames ?

Pas Hixhames mundë të bëni një dush me ujë mesatarishtë të nxehtë, mundë të konsumoni ushqim të fortë apo llojet e tjera të ushqimeve, mundë të shtriheni për të bërë gjumin në regjionin e lëkurës ku janë shenjat e vendosjes së kupave si psh në shpinë apo anash, nuk preferohet punë e rëndë të njejtën ditë kur është bërë Hixhama , nuk preferohet dhurim I gjakut po atë ditë.

10. Shenjat në lëkurë a lënë vragë dhe nëse jo për sa kohë zhduken ?

Shenjat e maviosjes dhe gërvishjes së lëkurës nuk lënë vragë, dhe këto shenja varësishtë nga regjioni hiqen për një periudhë 4 ditore deri në 16 ditore. Shenjat e kupave dhe prerjes në regjionin e fytyrës dhe kokës hiqen për afërsishtë 4 ditë, në regjionin e trupit për afërsishtë 10 deri 12 ditë, ndërsa ato të gjymtyrëve për afërsishtë 16 ditë.

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top