Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
13. Kanceri dhe Hixhama Reviewed by Momizat on . Kanceri dhe Hixhama Mirë, pyetja 1 milion dollarëshe, a mundë hixhama ta shëroj kancerin ? Ne kemi pranuar pyetje të panumërta sa I përket kësaj cështje prandaj Kanceri dhe Hixhama Mirë, pyetja 1 milion dollarëshe, a mundë hixhama ta shëroj kancerin ? Ne kemi pranuar pyetje të panumërta sa I përket kësaj cështje prandaj Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » 13. Kanceri dhe Hixhama

13. Kanceri dhe Hixhama

Kanceri dhe Hixhama

Mirë, pyetja 1 milion dollarëshe, a mundë hixhama ta shëroj kancerin ? Ne kemi pranuar pyetje të panumërta sa I përket kësaj cështje prandaj edhe kemi vendosur të vendosim një kategori të vogël rrëth Kancerit dhe Hixhames. Në rradhë të parë në do donim që njerëzit të kuptojnë qëllimin e hixhames dhe pse njerëzit e veprojnë atë. Shkurtimishtë do e sqarojmë pasi janë me ton informacione të pranishme rreth hixhames në internet. Si musliman ne e veprojmë hixhamen pasi Profeti Muhamed alejhi selam e ka bërë hixhamen për veten e tij dhe ka këshilluar ummetin e tij që ta veprojnë. Janë disa hadithe të cilat na mësojnë se kush e k bërë hixhamen dhe për cfarë arësye. Me zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë ne tani kemi mundësinë të studiojmë dhe vizualizojmë sëmundjet në nivel mikroskopik. Duhet ta kuptojmë se hixhameja është medicinë komplementare; është një proqes I shkëlqyeshëm detoksikimi. Njerëzit I nënshtrohen programit detoksifikues dhe kjo përfshin ushqim më të shëndetshëm për ta si konsum më I madh I perimeve, pemëve dhe lëngjeve që përmbajnë anti-oksidantë dhe ndërprerja ulja/ndalimi I konsumit të ushqimeve dhe substancave të pashëndetshme. me kohë trupi gradualishtë eliminon toksinat të cilat janë brenda trupit.Hijama_layout33

Hixhameja e lagësht veprohet në sipërfaqe të lëkurës me gërvishtje të lehta, pasi trupi prodhon shumë toksina dhe patogjen, me kalimin e viteve sistemi imunitar dobësohet, me cka lehtësohet mundësia e zhvillimit të sëmundjeve. Nëse ndihmohet qarkullimi I gjakut duke larguar në këtë mënyrë këto substance të dëmshme nga sistemi juaj, organet do të funksionojnë shumë më mirë. Qelizat e gjakut mundë ti krahasojmë me ushtarët të cilët janë në punë, ndihma ndaj tyre për ti luftuar toksinat do ta bënte jetën e tyre shumë më të lehtë. Ne pyesim pacientët tanë, a është e mundur që ju të këni një dush në vit dhe të thoni se jeni të pastërt për tërë jetën ? Jo, trupi prodhon toksina dhe produkte përfundimtare prandaj duhet që ju rregullishtë ta mbani veten të pastërt në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm. Nën  lëkurë grumbullohen toksinat, patogjenët dhe qelizat e vdekura të gjakut dhe hixhameja është mënyra e vetme dhe më efikase e detoksikimit të trupit tuaj. Sot gjithashtu njihet edhe si lëshim I gjakut, nëse personi ka vlerë të lartë të hekurit, lëshimi I gjakut e ndihmon në normalizimin e kësaj vlere. Dobitë janë aq të shumta sa që lista nuk përfundon lehtë.

A ka mundësi hixhameja ta shëroj kancerin? Kemi mësuar në shkollë se indi ndërtohet nga qelizat. Këto qeliza kanë aftësinë të shumëfishohen dhe ndahen dhe shumë prej tyre kanë funksione të ndryshme. Në trupin tonë ne kemi hormone, ato luajnë rrol special, dhe ato dërgojnë informacione te qelizat për të kryer veprime përkatëse. Në mënyrë që këto qeliza të mbijetojnë gjaku duhet të bartë oksigjenin dhe glukozën për ti furnizuar këto qeliza. Ne gjithashtu e kemi dicka që quhet sistemi limfatik, I cili është pjesë I sistemit imun që ndihmon në luftimin dhe heqjen qafe nga toksinat e dëmshme dhe bakteriet. Tani le të mundohemi të shkoqisim kuptimin e rritjeve ‘beninje’ dhe ‘malinje’. Qelizat bëhen anormale kur AND-ja e tyre bëhet e korruptuar. Deri sa janë vetëm disa qeliza abnormal sistemi yne imunitar është në gjendje që të luftojë kundër tyre.  Por problemi paraqitet kur këto qeliza fillojnë të ndahen pa kontrollë duke ndërtuar kështu formacione dhe rritje. Formacionet që ndërtohen kështu quhen tumore. Malinje do të thotë kanceroze dhe beninje do të thotë jo-kanceroze, tumoret malinje mundë të përhapen në indet për rreth, ti shkatërrojë indet dhe të shkaktojnë rritje tjera tumorale. Tumorët beninjë normlishtë nuk shkaktojnë shumë dëm, por mundë të bëhen të rrezikshme për jetën nëse ata fillojnë të ndahen. Kur qelizat kanceroze fillojnë të rriten ato nuk dijnë tani më kur të ndalen apo kur të vdesin, ato gjithashtu mundë të shkaktojnë metastaza, që do të thotë se ato largohen nëpërmjet sistemit vascular, duke u shpërndarë dhe rritur diku tjetër në trup. Kanceri bëhet shum I rrezikshëm kur ai I ndërton ënët e veta të gjakut për ta furnizuar atë me oksigjen.

Pra para së gjithash ne e dijmë se kanceri është një qelizë me AND të dëmtuar dhe që vepron abnormalishtë. A ka mundësi hixhameja ta rregullojë AND-në e dëmtuar (diturinë e qelizës) ? Përgjigjeja është JO. Hulumtimet na tregojnë se ka kancere të cilat në njerëzit e moshuar rriten ngadalë, dhe nuk shkaktojnë asnjë problem gjatë jetës së tyre. Nga kjo ne besojmë se kur personi plaket vlera e energjisë së tyre është e ulët ndërsa qelizat kanceroze kanë nevojë për energji për tu rritë. Ne besojmë se agjërimi mundë të ndihmojë pasi e zvogëlon energjinë dhe e ngadalson punën e trupit, pra është njëra nga mënyrat më të mira për detoksikimin e sistemit. Ne duhet ta kuptojmë hixhamen dhe ta mendojmë atë si një mjet shtesë në luftën kundër kancerit. Hixhameja ndihmon në pastrimin nga toksinat dhe nxitë prodhimin e qelizave defanzive të cilat mundë ta bëjnë jetën e një personi më të lehtë.

Ai që vuan nga kanceri duhet ta ndryshojë dietën e tij/saj menjëherë në dietë të pastërt organike. Bima Kanabis është treguar se bllokon qelizat kanceroze dhe shfaqë shumë dobi të tjera të shkëlqyeshme, por cdo herë që e ngrisim këtë cështje, shkakton reagime duke qenë se është tabu për shumë veshë, por Allahu teala ka krijuar shërimin për të gjitha sëmundjet përveq vdekjes. Si musliman ne e lusim Allahun (sët) të na japë neve shërim me qëndrim mental pozitiv ndaj jetës, studimet na tregojnë se gratë të cilat vuanin nga kanceri I gjirit dhe kishin një shpirt luftarak, qelizat e tyre të bardha ishin më ndryshe dhe më të mira. Prandaj ju përkujtojmë që ta përdorni hixhamen në vazhdimësi dhe kështu do e mbani inshaAllah një trup të shëndoshë larg nga kanceret. Lusim Allahun që ta shëroj cdo vëlla/motër nga cdo sëmundje prej të cilave ata vuajnë, të ua lehtësojë dhe të ua falë mëkatet juve dhe neve. Amin

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top