Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
12. Masazha dhe Hixhama Reviewed by Momizat on . Masazha dhe Hixhama Kombinimi I hixhame terapisë me masazhën është mënyra më e mirë për të arritur deri te pushimi I muskujve pas ushtrimeve të rënda.Të gjithë Masazha dhe Hixhama Kombinimi I hixhame terapisë me masazhën është mënyra më e mirë për të arritur deri te pushimi I muskujve pas ushtrimeve të rënda.Të gjithë Rating: 0
You Are Here: Home » Hixhame » 12. Masazha dhe Hixhama

12. Masazha dhe Hixhama

Masazha dhe Hixhama

Kombinimi I hixhame terapisë me masazhën është mënyra më e mirë për të arritur deri te pushimi I muskujve pas ushtrimeve të rënda.Të gjithë ne këmi dëshirë të jemi të fuqishëm dhe të shkathët prandaj edhe shumë prej nesh shkojmë në palestër dhe ngrejmë peshë të rënda për të ndërtuar muskujt. Ne duhet të kuptojmë se në një farë mënyre kur ne ushtrojmë me peshë të rënda ne realishtë jemi duke e dëmtuar veten, muskujt zgjaten dhe shqyhen nëse I shikojmë në nivel mikroskopik. Ky është edhe shkaku pse një plan diete ushqimore ndiqet pas palestrës për të ndihmuar rigjenerimin e trupit.

Gjaku luan rrol të rëndësishëm në përpjekjen e trupit për tu rigjeneruar, dhe këtu hixhama vie në konsideratë duke e tërhjekur gjakun në sipërfaqe dhe në muskuj. Gjithashtu duke e vepruar terapinë me hixhamen e lagësht, do të ndihmohet detoksikimi duke larguar toksinat e dëmshme dhe agjentët patogjenë duke ndihmuar kështu qarkullimin e gjakut dhe shërimin e muskujve.Më poshtë keni një artikull I cili sqaron eksperimentin e zhvilluar rreth ushtrimeve dhe masazhës.

Studimi shfaqë se Masazha Sportive ka efekt pozitiv

Nga  W1482756_191368204395110_1993453252_nendy Bumgardner, About.com Guide Rifreskuar Tetor, 22, 2009

E shpejton apo jo masazha sportive rigjenerimin e muskujve pas ushtrimeve intensive ?  Deri sa atletët e cdo lloji përdorin masazhë sportive, hulumtimi I rëndë rreth asaj nëse dhe si vepron ka qenë I rrallë. Por studimi I vitit 2008 nga hulumtuesit e Univërzitetit të Shtetit të Ohajos gjetën të dhëna se masazha Suedeze përmirësoi kohën e cila nevojitej që muskujt të rigjeneroheshin dhe muskujt e masazhuar kishin më pak demtime dhe më pak dëshmi për anjtje dhe inflamacion (ndezje).

Studimi për testimin e rigjenerimit të muskujve nga masazha

Studimi katër ditorë ishtë zhvilluar mbi lepujt dhe jo mbi njerëzit. Ata ishin vënë në gjumë dhe muskujt e tyre ishin përfshirë në ushtrime të simuluara. Pastaj grupi testues I lepujve kishte pranuar masazhë të simuluar deri sa grupi I kontrollit nuk kishte pranuar masazhë. MNasazha ishte imitim I teknikave të masazhës Suedeze, të cilat janë nga më të popullarizuarat e masazhave sportive me goditje të gjata, ngjeshje, fërkim dhe lëvizje të nyjeve. Pas ushtrimit dhe masazhës, hulumtuesit testuan indet muskulore të gjithë kafshëve. Muskuli specific I cili u testua ishte muskuli tibial anterior I cili të njerëzit është muskuli I kërcirit I cili zakonishtë jep ankesa të dhembjes shtrënguese kur ti fillon apo ndryshon programin e zakonshëm të ecjes.

Muskujt e masazhuar treguan rigjenerim të përmirësuar

Dallimi në fuqinë e rigjenerimit ndërmjet muskujve të masazhuar ishte domethënës – 60% fuqi në krahasim me 15% për muskujt pa-masazhë. Hulumtuesit gjithashtu vërejtën se muskujt e masazhuar kishin më pak fije muskulore të dëmtuara dhe nuk kishin shenja të qelizave të bardha të cilat do të ishin të pranishme për të shëruar dëmtimin e muskulit. Muskujt e masazhuar treguan më pak shenja të anjtjes, kishin peshe 8% më pak se muskujt pa-masazhë.

Studimi I mëhershëm mbi njerëzit nuk tregoi efekt rigjenerues

Deri sa lepujt treguan disa efekte të përmirësimit të regjenerimit nga masazha, një studim I mëhershëm mbi biciklistët I publikuar në Prill të vitit 2004 botim I ‘’British Journal of Sports Medicine’’ konkluduan se nuk kishte nbdonjë efekt të matshëm në aftësinë e muskujve të këmbës në rritjen e performancës pas masazhës së këmbës apo pushimit.

Burimet:

  1. Butterfield TA, Zhao Y, Agarëal S, Haq F, Best TM. “Cyclic compressive loading facilitates recovery after eccentric exercise.” Med Sci Sports Exerc. 2008 Jul;40(7):1289-96.
  2. A Robertson, J M Ëatt, S D R Galloëay. “Effects of leg massage on recovery from high intensity cycling exercise.” Br J Sports Med 2004;38:173-176.

Përzgjodhen dhe përshtatën:

Dr.med. Flakron Sabedini dhe

Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top