Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
“10” fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd Reviewed by Momizat on . Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjell Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjell Rating: 0
You Are Here: Home » Mjeksia Islame » “10” fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd

“10” fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd

Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjelljes komunikative dhe bashkëvepruese me ta. U drejtojnë fëmijëve fjalë, të cilat, fare nuk u kushtojnë rëndësi dhe nuk i vënë në llogari se ç’janë e ç’cilësi përbëjnë ato në esencën e tyre. E kështu, ata nuk e arrijnë dot synimin e natyrshëm edukues e të shëndetshëm të fëmijëve të tyre.

Fjala është thelbësorja dhe esenca e edukatës, e si rrjedhojë e kësaj, ne gjithmonë iu drejtohemi fëmijëve tanë me fjalë, i vëmë në llogari me fjalë, i ulim në bankën e të pyeturit dhe komunikojmë me ta me fjalë; po ashtu ne i nxisim, i aspirojmë, i entuziazojmë ata me fjalë, i lavdërojmë dhe i hidhërojmë, gjithashtu me fjalë.

Po, me siguri, të dhënurit edukatë fëmijëve, ndodh ose nëpërmjet fjalëve, ose nëpërmjet veprimeve. Ndërsa fjala është edukatëdhënie dialoguese, kurse veprimi edukatëdhënës është jodialogues, jo i fjalshëm, e jo tingëllor.

Nga eksperienca ime me njerëz të kategorive të ndryshme, me të cilët kam ecur në procesin e zgjidhjes së problemeve të edukimit të fëmijëve, kam zbuluar se më së shumti ajo që kontribuon në angështi dhe prapambeturinë e edukimit, është cilësia e ulët e dialogimit dhe e trajtimit të fëmijës, në aspektin e bashkëveprimit të fjalshëm!

Para dy ditësh pata një seancë me një djalë të ri, i cili kishte ikur nga shtëpia. Duke e dëgjuar rreth problemit që e mundonte dhe pas një sinteze të të gjithë situatës që më shpjegoi, e gjeta se strumbullari qëndronte tek fjala jo e matur e prindërve, fjalë që hidheshin në drejtim të tij.

Po ashtu, dua të përmend edhe rastin e një vajzeje të re, e cila ankohej për moskënaqësinë në vetvete, ku si arsye për këtë, ajo akuzonte trajtimin e keq të prindërve të saj; madje ajo edhe dëshironte që të hakmerrej ndaj prindërve të saj, pikërisht për fjalët e këqija të cilat e gjora i dëgjonte nga ata, nga babai dhe nëna.big_thumb_5aea208560e98cd6148519f68374cadf

Ndaj dhe unë, në shkrimin tim “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”, vendosa që t’i tubojë të gjitha ato fjalë që prishin disponimin dhe cilësinë e jetës tek fëmijët tanë dhe që janë investuese për keq në devijimin e tyre.

1.Ofendimi i fëmijës duke e përshkruar atë dhe duke i ngjitur paturpësisht karakteristikat e kafshëve. Si p.sh.: “O lopë, o kalë, o qen, o dem, o gomar, o hajvan..”  Ose vazhdon në ekstremin tjetër dhe e ofendon aq rëndë duke ia mallkuar bile edhe ditën në të cilën ai është lindur.

2. Fyerja e fëmijës përgjatë synimit të heqjes nga ai të cilësive negative, si p.sh.: “Ti je hajdut, gënjeshtar, i shëmtuar, i trashë, bezdisës, harambashë” Etj..

3.Krahasimi! Kjo e shkatërron personalitetin e fëmijës; pra të krahasohet ai me një fëmijë tjetër. Sepse çdo fëmijë në unin e tij ka aftësitë, avantazhet dhe talentet e tij; sigurisht, të ndryshme nga fëmija tjetër. Krahasimi, pa mëdyshje që do ta bëjë fëmijën tënd të ndjejë të meta apo disavantazhe ose nëksanllëk në veten e tij. Veç këtye, ai e vret edhe vetëbesimin me këtë pesimizëm që e merr dhuratë nga prindërit e tij, nga njëri ose nga të dy, dhe fillon që të ndjejë urrejtje, inat dhe mëri ndaj fëmijës, me të cilën është krahasuar nga ana e prindërve!

4.Dashuria e kushtëzuar. Kushtëzimi i fëmijës me kthim të dashurisë, duke ia imponuar një vepër të caktuar, si p.sh.: “Unë nuk do të të dua për shkak se e bën këtë vepër, por në qoftë se e bën këtë do të të dua, apo nëse do të korrësh sukses!”.  Kjo është e papranueshme, ngase dashuria e kushtëzuar e bën fëmijën që të ndjejë se ai është i padashur dhe i padëshiruar, dhe kur të rritet ai do të ndjejë pakujdesje prej familjes, për shkak se gjersa ishte i vogël, ai ishte i padëshiruar për ta, ndaj dhe fëmijët dashurojnë dhe dashurojnë shumë, për shkak se dashuria e tyre është e pakushtëzuar.

5.Informacioni i gabuar. Është fjala për ato raste kur i thuhet fëmijës: “Nuk qanë burri”,“Mos qaj”, “Mos bëj kështu”, “Foshnjërin e ke lën pas”,  “Ore ti je i çmendur”!  Kështu atij i ndrydhen emocionet dhe nuk i lihet që të çlirohen e të shfaqen ato. 

6. Zhgënjimi. Prindi e zhgënjen fëmijën, duke ia mohuar të drejtën të mendojë, si p.sh.:“Mjaft ore”, “Ti s’kupton gjë”,  “S’ka dobi nga ti” etj..

7.Kërcënim i gabueshëm dhe joracional. P.sh.: “Do të ta thyej kokën”, “do të të therr”, “do të të pij gjakun” etj..

8.Ndalesa e përsëritshme e cila është jobindëse. P.sh. përsëritja e fjalës dhe refrenit: “Jo, Jo, Jo”. Pra, në të shumtën e rasteve ne ua refuzojmë dhe ua hedhim poshtë kërkesat fëmijëve tanë, pa asnjë qartësi dhe shkak. Dhe kështu fëmija mbetet i papërmbushur dhe i ç’rëndësishëm!

9.Lutja kundër tij. P.sh.: “Allahu të marrtë”, “Allahu ta marrtë shpirtin”,  “O i mallkuar”.

10.Skandali. Të zbuluarit e fshehtësirave të fëmijës përpara të tjerëve.

Të dashur lexues! Le të jemi të kujdesshëm se çfarë fjalë themi e flasim në shtëpitë tona, sepse fjala ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek ne. Ndaj dhe Zoti i Madhërishëm, vendosi që neve të na flet nëpërmjet fjalës, kështu dhe na zbriti fjalën e Tij, Kur`anin. Pastaj njeriu hyn dhe del nga Islami nëpërmjet fjalës. Po ashtu edhe beqari me fjalën transferohet nga jeta e tij e beqarisë në jetën bashkëshortore. Pra të mos e nënvlerësojmë e nënçmojmë fjalën; të kujdesemi për fjalën përballë fëmijëve tanë, me të cilën ne ua ndërtojmë personalitetin dhe investojmë në zhvillimin e tyre. Me fjalë të mira dhe të matura, ne bëjmë që fëmijët tanë të jenë të plotësuar nga të gjitha këndet njerëzore.

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

 

 

 

 

 

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top