Home
Mjeku Musliman - Shpirti i shendoshë në trup të shendoshë
• Si ta ndalojme Masturbimin – Këshilla të arta !? Reviewed by Momizat on . Masturbimi është definuar si stimulim manual i organeve gjenitale , jo nga marrëdheniet seksuale , e cila veprohet për të prodhuar një orgazmë. Masturbimi është Masturbimi është definuar si stimulim manual i organeve gjenitale , jo nga marrëdheniet seksuale , e cila veprohet për të prodhuar një orgazmë. Masturbimi është Rating: 0
You Are Here: Home » Këshilla mjeksore » • Si ta ndalojme Masturbimin – Këshilla të arta !?

• Si ta ndalojme Masturbimin – Këshilla të arta !?

Masturbimi është definuar si stimulim manual i organeve gjenitale , jo nga marrëdheniet seksuale , e cila veprohet për të prodhuar një orgazmë. Masturbimi është rreptësishtë i ndaluar në Sheriat.

Një nga problemet me poshtëruese që një mashkull masturbues I vazhdueshëm vuan më vonë kur tenton te ketë marëdhënie seksuale është derdhja e pararkohshme ose dështimi për të mbajtur ereksionin e penisit (pra penis te forcuar).Kur një person është duke masturbuar,ai tenton ta arrijë orgazmën e tij sa më shpejt qe është e mundur por ne marrëdhenie seksuale, ai normalisht duhet të tentoj ta kontrolloj kënaqesinë e cila mund të imponojë një tendosje të madhe mbi atë që kënaqet në abuzimin e vetes gjatë një periudhe të gjatë kohore me masturbim.

Ata të cilët e arrijnë kenaqesi të pamjaftueshme nga marrëdhëniet seksuale dhe I kthehen masturbimit ose nuk heqin dorë kurrë nga masturbimi, ata pësojnë një vuajtje e madhe. Jeta seksuale për ta është boshe , e cila shpie drejtë shumë problemeve të tjera, kontesteve martesore,divorcit etj.

Prandaj njerëzit që masturbojnë rregullisht humbin gjithqka rreth vetes. Kënaqesia fizike reduktohet reduktohet (pakësohet) duke u shëndrruar në një formë të zakonshme akti natyral si urinimi dhe në mendjen e tyre është I njohur fakti që ata janë duke humbur kënaqesinë e vertetë të jetës. Asnjë i rritur s’mund të pretendojë se ai masturbon e që nuk e ka të pranishme një ndjenjë fajësie të një mos-dobishmërie të plotë. Masturbimi është më shumë një veprim plogështues sesa konstruktivë duke rezultuar në asgjë pos në një humbje totale. Pasi orgazma është arritur, nuk ka mbetur asgjë, përveç një ndjenjë e boshllekut të plotë.

* Hapat për tejkalimin e masturbimit !

Të jeni I sigurtë, I bindur që ju mund të shëroheni nga kjo vështiresi. Shumë janë shëruar si meshkuj ashtu edhe femra. Edhe ti mund të shërohesh nëse vendosë me bindje se kjo gjë është e kryer. Nëse doni të heqni dorë, ju duhet fuqi vullneti dhe vendosmerie.

I dërguari i All-llahut(sallallahu alejhi we selem) ka thënë: “Nijeti i një besimtari është më i mirë se sa veprimi”

Kjo vendosmeri është hapi i parë. Kjo është ku ne fillojmë .Së pari, ju duhet të vendosni që ju do ti jepni fund kësaj dhe sapo ju të merrni vendimin , problemi do të reduktohet në masë të madhe që në fillim. Por ajo duhet të jetë më shumë se një shpresë apo një dëshirë, më shumë se ta dini se kjo është një veprim I mirë nga ju. Duhet ta kuptoni që kjo është një ligësi e madhe dhe ju duhet të dëshironi të largoheni nga ky veprim.

Faktikishtë duhet të jetë një vendim. Nëse me te vërtet ju ngulni kembë se do të shëroheni, atëhere do ta keni fuqinë që ti rezistoni cdo tendence apo tundimi te cilat ti keni apo që mundë te vinë tek ju. Luteni ALLAHUN për ndihmë dhe t’ju jap forcë dhe durim që të keni sukses.249131_522277877814074_656470752_n

Pasi ta keni bërë këtë vendim, atëherë rrespektoj udhezimet e meposhtme specifike:

* Udhezimet !

1. Hapi i parë është që ju ta kuptoni që jeni duke e shkelur urdhërin e ALLAHUT dhe jeni duke i shkakëtuar vetes dhe jetës tuaj shkatërrim dhe dëm.
2. Kurrë mos i prekni pjeset intime te trupit pa pasur nevojë.
3. Shmangni të qëndruarit vetëm sa më shumë qe të jetë e mundur. Gjeni shoqëri te mirë dhe rrini me ketë shoqeri të mirë. Mos harroni që një mendje boshe dmth e papreokupuar me punë është punëtori e (shejtanit) djallit.
4. Nëse ju shoqëroheni me njerëz të cilët e kanë të njejtin problem duhet të largoheni nga ta. Kurrë mos u shoqëro me persona që e kanë dobesinë e njejtë. Mos pretendoni që të dytë do ta lini këtë së bashku sepse kurrë skeni për ta arritur këtë së bashku. Duhet të largoheni nga njerëzit e atij lloji. Vetëm qëndrimi në prezencen e tyre do ta mbaje problemin tuaj të freskët dhe aktiv në mendjen tuaj.
Problemi duhet të largohet nga mendja juaj ku edhe në të vërtete qëndron. Mendja juaj duhet të preokupohet me gjëra tjera dhe gjëra më të dobishme , është cekur në një hadith që eriu është në rrugen e shokut të tij. (Buhariu,Tirmidhiu)
5. Kur të beni dush bëjeni atë sa më shpejt që është e mundur.
6. Kur jeni në shtrat, nëse kjo është ajo ku ju keni problemin tuaj për pjesen më të madhe të rasteve, vishuni për gjumë në menyrë aq të sigurtë që ju nuk do mundë lehtë të prekni pjesët tuaja intime, në menyrë që ky veprim do të jetë i veshtirë dhe që merrë kohë për ti hequr ato rroba.
7. Kurrë mos shiqo materiale pornografike.
8. Qëndrimi i individit ka një efektë se sa lehtë mund të tejkaloj këtë problem. Eshtë thelbesorë që një angazhim I fuqishëm të bëhet për të kontrolluar këtë zakon. Personi duhet së pari ta kuptojë te keqen e këtij akti. Së dyti, ai duhet te kuptojë arsyen për këtë sjellje.
Pas këtyre 2 hapave, individi duhet të behet i kujdesshëm ndaj situatave dhe kushteve të cilat mund të shkaktojnë që një person të kryej këtë akt aq të turpshëm. Për këtë arsye një person duhet ta ruajë veten nga çdo gjë, e cila mund të shkaktojë nxitjen e deshirës për këtë akt. Duke ndjekur këto hapa, një person fiton aftësinë për të arritur fitore ndaj këtij akti, kështu fuqia për të kontrolluar këtë praktikë të ndyrë zhvillohet. Mos harroni ju duhet gjithashtu edhe fuqi vullneti për këtë.

* Këshillat !

1. Bëni dua cdo ditë , kërkoni ndihmë nga All-llahu,kjo do t’ju jap fuqi kundër sprovave
2. Ndiqni një program të ushtrimeve të fuqishme të përditshme. Stërvitja zvogëlon tensionin emocional dhe depresionin dhe është absolutisht bazë për zgjidhjen e këtij problemi. Dyfishojeni aktivitetin tuaj fizik kur ju shtohet stressi dhe epshi.
3. Kur tundimi për të masturbuar është i fortë, kthejini mendimet tuaja larg nga nevoja egoiste që të kenaqeni.
4. Vendosni qëllimet e abstenimit (përmbajtjes). Fillo me nje ditë, pastaj një javë,një muaj, një vitë dhe me në fund vendos për të mos e berë atë kurrë perseri. Derisa ju nuk e angazhoni veten, për te mos e kënaqur veten me këtë akt të turpshem, ju do të jeni gjithmonë i hapur për ta provuar atë.
5. Filloni që të punoni qdo ditë në programin tuaj të vetë-permirsimit. Përpiquni për të rritur fuqitë tuaja dhe talentet.
6. Bëhu i vetëdijshëm për situatat që ju dëshpërojnë ju ose që janë shkak që ju të ndjeheni i vetmuar, i mërzitur, i frustruar ose dekurajuar, keto gjendje emocionale mund të aktivizojnë dëshiren për të masturbuar si një mënyrë e arratisjes nga realiteti. Plani paraprakisht për t’iu kundërvënë këtyre periudhave të ulëta përmes aktiviteteve të ndryshme, të tilla si leximi i Kuranit apo librave të ndryshëm, duke vizituar një shok, duke berë diçka atletike etj.
7. Filloni frekuentimin e Mesxhidit pra Xhamisë apo vend faljes së namazit. Bëjeni praktikë të përditshme për të recituar një pjesë te Kur’anit. Zbuloni më shumë rreth librave autentike të cilat ju mund ti lexoni nga ndonjë dijetar lokal.
8. Bëni një kalendar xhepi për një muaj në një kartë te vogël. Mbaje me vete. Ngjyroseni me të zezë ditën që keni masturbuar. Kalendari bëhet një përkujtim vizual i fortë i vetë-kontrollit dhe duhet ta shikosh atë kur jeni duke rrezikuar për të shtuar një tjetër “ditë të zezë”. Mbajeni kalendarin derisa të keni arritur së paku tre muaj të pastërt.
9. Një studim i kujdesshem do të tregojë që ju keni pasur probleme në kohë të caktuar dhe nën kushte të caktuara. Provo dhe kujto në hollësi se cfarë ishin kohët dhe kushtet tuaja të vecanta. Tani pasi e kuptoni si ndodhë, planifikoni që ta thyeni këtë model përmes kundër aktiviteteve.
10. Në fushën e psikoterapisë, është një teknikë shumë efektive e cila quhet terapia aversive (neverisë) .Kur ne e shoqërojmë ose mendojmë për dicka shumë te papëlqyeshme me dicka e cila ka qenë e pëlqyeshme, por e padëshirueshme, mendimi i pakëndshem dhe ndjenja e pakëndeshme do të fillojë për të anuluar atë që ishte e këndshme. Në qofte se ju shoqëroni (bashkangjitni) dicka shumë të pakëndeshme me humbjen e vetë-kontrollit, ajo do të ndihmojë për të ndalur aktin. Për shembull, nëse ju tentoni për të masturbuar, mendoni sikur jeni duke bërë dush në një vaskë plot krimba, dhe sikur jeni duke ngrënë disa prej tyre gjersa e bëni aktin.
11. Mos e lejoni veten të ktheheni në shprehitë e së kaluares model të së ciles ishin problemet tuaja. Shejtani asnjeherë nuk dorezohet. Mbani një qendrim pozitiv të mendjes dhe gjthmonë rrini ne gadishmeri. Ti mund ta fitosh këtë luftë. Knaqesia dhe fuqia qe e ndjeni kur jeni duke e bërë këtë luftë, do ti jap tërë jetes shkëlqim vezullues dhe shpirterorë të knaqesisë dhe ndjenjës së krenarisë.

Përktheu dhe përshtati: Bedi Aliu, staf i faqes ”Mjeku Musliman”

About The Author

Number of Entries : 448

Leave a Comment

© Copyright MjekuMusliman 1435/2014, All Rights Reserved

error: Tё gjitha tё drejtat autoriale i takojnё faqes\' \\\\\'MjekuMusiman\\\\\'. Pёr mё shumё kontakto: dr.abdurrezak@hotmail.com
Scroll to top